Në fokus

November 2, 2018 | 15:10

Mbingarkesa e fëmijëve me aktivitete, dëmton zhvillimin dhe mirëqenien e tyre

Mes kurseve, muzikës, futbollit dhe aktiviteteve të tjera jashtëmësimore, ne po i mbingarkojmë fëmijët tanë dhe vendosim presion të madh për familjet tona, sipas një studimi të ri.

Në një studim të vogël të 50 familjeve në Angli, studiuesit zbuluan se gati 90% e fëmijëve të anketuar merrnin pjesë në aktivitetet e organizuara pas shkollës rreth 4-5 ditë në javë. Më shumë se gjysma përfshinte shumë aktivitete në një mbrëmje të vetme. “Prindërit fillojnë të shpeshtojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në aktivitete të organizuara pasi kjo tregon që ata janë prindër “të mirë”.

“Ata shpresojnë se fëmijët e tyre do të përfitojnë nga aktivitete të tilla”, tha një bashkautor në studim Sharon Wheeler.

“Realiteti mund të jetë disi ndryshe. Ndërsa fëmijët mund të përjetojnë disa nga këto përfitime, një orar aktiv i organizuar mund të shkaktojë tendosje të konsiderueshme te prindërit dhe në marrëdhëniet e familjeve, si dhe mund të dëmtojë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve”.

Studimet kanë treguar se ka shumë përfitime intelektuale dhe emocionale nga darkat familjare dhe fëmijët e angazhuar në shumë aktivitete i humbasin këto momente. Prindërit e lodhur, duke ndjekur fëmijët nga një aktivitet në tjetrin nuk janë shumë efektivë. Një tjetër efekt negativ është edhe privimi i gjumit.

Në dritën e këtyre shqetësimeve, Wheeler dhe kolegët shpresojnë se studimi i tyre do të ndihmojë t’u ndryshojë mendjen prindërve.

“Rritja e ndërgjegjësimit për këtë çështje mund të ndihmojë ata prindër që ndihen nën presion për të investuar në aktivitete të organizuara për fëmijët e tyre, dhe janë të shqetësuar me ndikimin e aktiviteteve të tilla në familjen e tyre, që të kenë besimin për të planifikuar një orar më pak energjik për fëmijët e tyre”, thotë Wheeler.

Deri në arritjen e një ekuilibri të shëndetshëm, aktivitetet jashtëshkollore do të vazhdojnë të kenë përparësi mbi kohën e familjes, potencialisht duke bërë më shumë dëm sesa mirë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top