Studim

November 2, 2018 | 14:49

Studim / Heqja e apendicitit ul me 20% rrezikun e prekjes nga Parkinsoni

Mund të duket si e pabesueshme por studiuesit kanë zbuluar se apendiciti ka një ndikim të pazakontë në çrregullimet e trurit. Ata që kanë hequr apendicitin janë 20% më pak të prirur për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Suedi.

Organi i vogël, i cili është i lidhur me pjesën e poshtme të zorrës së trashë, mund të kontribuojë në këtë çrregullim të trurit. Duke kërkuar lidhje midis Parkinsonit dhe apendicitit, Labrie Viviane dhe kolegët e saj analizuan të dhënat mjekësore të 1.6 milionë njerëz në Suedi. Ky studim i përgjithshëm i popullsisë tregoi se heqja e apendicitit lidhej me një rrezik të zvogëluar prej 19.3% të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit.

Më vete, ata shqyrtuan të dhënat e 849 pacientëve të Parkinsonit dhe zbuluan se heqja e shtojcës lidhej me fillimin e vonuar të çrregullimit prej mesatarisht 3.6 vjetësh. Një nga simptomat jo-motorike më të zakonshme të Parkinsonit lidhet me problemet gastrointestinale, prandaj disa shkencëtarë besojnë se çrregullimi mund të fillojë atje.

“Në fakt, shtojca përmban një proteinë, alfa-synuclein, e cila grumbullohet në trurin e pacientëve” vë në dukje autorja e studimit.

Sëmundja e Parkinsonit nuk është e zakonshme, me 60,000 diagnoza të reja çdo vit vetëm në SHBA. Ajo është gjithashtu e pashërueshme. Simptomat përfshijnë dridhje ose lëkundje të gishtërinjve, duarve, këmbëve; ngurtësi; vështirësi në balancim; depresion; dhe çrregullime gastrointestinale duke përfshirë kapsllëkun. Studimet kanë treguar se simptomat gastrointestinale mund të fillojnë deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top