Mirëqenie

April 14, 2017 | 13:37

Mbingrënia në darkë, risk për diabet e hipertension

186218666_xs

Nuk është më e panjohur. Sa herë, kur bëhet fjalë për sëmundjet dhe shkaktarët që çojnë në shfaqjen e tyre, “emëruesi” i përbashkët është stresi. Ndaj edhe kontrolli apo menaxhimi i tij mbetet sfidë më vete, por kurrsesi jo një mision i pamundur. Sipas dietologes Rolina Naço, ushqimi është një pjesë e rëndë- sishme e ditës sonë dhe kontribuon mjaft në përmirësimin apo edhe përkeqësimin e gjendjes sonë emocionale.

Rolina Naço Dietologe

Rolina Naço
Dietologe

“Në gjendje stresi apo ankthi ku personi mund të ndiejë takikardi, mund të ketë hipoglicemi, tension të ulët, nervozizëm, pagjumësi e shumë simptoma të tjera, të cilat tregojnë se trupi është në një gjendje të çekuilibruar. Ushqimi në këtë pjesë do të duhet të vlerësohet pasi mund të bëjë të mundur që trupi të gjejë ekuilibrin e tij dhe stresi apo ankthi të ketë më pak pasoja në shëndetin tonë, si në afat kohor të shkurtër, apo edhe afatgjatë.  Në këtë pikëpamje, ia vlen të fokusohemi tek ushqimet apo elementet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë”, shprehet Naço, e cila na njeh më tej me mënyrën e të ushqyerit për të përballuar stresin.

VAKTET ME ORAR

Konsumimi i vakteve bazë gjatë ditës konsistohet nga 3 vakte (mëngjesi, dreka dhe darka). Këshillohet që personat të cilët janë duke mbajtur një dietë hipokalorike (me qëllim rënie në peshë), të konsumojnë edhe 2-3 mesvakte (paradite, pasdite dhe pas darke). Rregulli kryesor është që nga vakti kryesor, si mëngjesi, dreka nuk duhet të kalojë më shumë se 6 orë dhe e njëjta gjë vlen dhe për dark- ën, që nuk duhet të kalojë më shumë se 6 orë nga dreka. Anashkalimi i mëngjesit dhe i drekës është i lidhur ngushtë me përforcimin e stresit, që dhe më pas ne gjejmë “ngush- ëllim te mbingrënia në darkë”, e cila është e lidhur me një mori sëmundjesh, si: sindromin metabolik, ku bëhet fjalë për diabet, kjo pasi rritet rreziku për rezistencë ndaj insulinës, mbipeshë, hiperlipidemi dhe hipertension. Të gjitha vijnë si pasojë e mbingrënies në sasi kalorike më shumë nga nevojat ditore. Por shpesh ndodh që zgjedhjet e ushqimeve që konsumohen të jenë shumë të pasura në karbohidrate të përpunuara, sheqer, por dhe në yndyrë shtazore. Shqetësime të tjera që lidhen me këtë lloj regjimi janë refluksi (kthimi i ushqimit nga stomaku tek ezofagu), gastriti apo ulçera, apo shqetësime me aparatin tretës në tërësi. Ndaj dhe fillimi vjen nga vendosja e orareve dhe konsumimi i të gjitha vakteve pa përjashtim.

PERIMET DHE FRUTAT

Në ditë do të duhet të kemi 2 porcione bulmet apo ushqime që përmbajnë kalcium dhe magnez, pasi ndihmojnë në relaksimin e muskujve. Nga perimet do të duhet të kemi çdo ditë një porcion me perime me ngjyrë jeshile, të cilat përmbajnë acid folik B9, i cili ka një ndikim shumë të mirë në sistemin nervor. Frutat, të cilat duhet të jenë 3, një ndër to duhet të jetë me përmbajtje të lartë në vitaminë C, si agrume, luleshtrydhe, kivi etj., të cilat ndihmojnë në prodhimin e seritoninesë, një neurotransmetues që na ndihmon të relaksohemi. Drithërat gjithashtu duhet të jenë integrale, në mënyrë që të marrim sa më shumë magnez, B6, B9 vitaminë, krom, bakër dhe që kanë një ndikim mjaft të madh lidhur me relaksimin dhe prodhimin e seritoninës. Vaktet kryesore duhet të jenë të mirëbalancuara në nevojat tona proteinike, si në ato me origjinë shtazore, por edhe në ato me origjinë bimore, nëse jemi vegjetarianë.

Burimi: Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top