Mbretëresha Elizabeth bëri daljen e parë personalisht të hënën, që nga momenti kur Pallati Buckingham njoftoi se ajo rezultoi pozitive për COVID-19 më 20 shkurt. Mbretëresha, e cila mbush 96 vjeç në prill, u takua me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Kështjellën Windsor, ku ajo banon.
Trudeau tha pas takimit se ajo “ishte në gjendje të fliste për situatat me të cilat po përballemi dhe të bazohej në përvojën e saj të gjatë që kishte parë shumë gjatë këtyre dekadave të fundit”.
“Unë kam pasur privilegjin të njoh Madhërinë e Saj që prej 45 vjetësh dhe mund t’ju them se në takimin tim me të këtë mëngjes, ajo ishte aq e mprehtë si kurrë më parë”, u tha Trudeau gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Londër së bashku me kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe Kryeministrin e Holandës Mark Rutte. “Ne patëm një bisedë vërtet të dobishme për ngjarjet globale, siç bëjmë gjithmonë”.
Mbretëresha ka ngjarje të tjera të planifikuara më vonë këtë muaj, megjithëse një zëdhënës i Pallatit të Buckingham nuk dha më tepërt detaje në lidhje me angazhimet e saj të ardhshme.
Lulet blu dhe të verdha të shfaqura pas mbretëreshës dhe Trudeau në fotot e takimit të tyre ishin për nder të Ukrainës, sipas Roya Nikkhah, redaktore mbretërore e Sunday Times në Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi / https://www.huffpost.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.