Verës po i afrohet fundi, por kjo nuk do të thotë se ofertat kanë mbaruar. Në Optika Luani, vazhdojmë t’i ofrojmë klientëve tanë zgjidhje cilësore dhe çmime të arsyeshme gjatë gjithë vitit.
Gjatë muajit gusht, mund të përfitosh 10% ulje për syzet që ke pasur gjithmonë dëshirë të blesh. Ky është momentimë i mirë për të rifreskuar stilin tënd ose për të zëvendësuar syzet që nuk të përshtaten më.
Nëse vendos të na vizitosh, do të përfitosh vizitën okulistike falas, të kryer nga mjekë profesionistë dhe të përkushtuar. Pas vizitës, mund të zgjedhësh mes shumë modeleve të skeleteve optike dhe të kombinosh xhamat më të përshtatshëm për sytë e tu. Shërbimi i dedikuar në pikat tona fizike do të ndihmojë të bësh zgjedhjen e duhur.
Një nga paketa e vlefshme gjatë gjithë vitit është: skelet + xhama për vetëm 11,900 lekë. Një zgjedhje ekonomike, por me standard të lartë cilësie, ideale për këdo që kërkon diçka të mirë pa shpenzuar shumë. Në Optika Luani, synojmë të jemi sa më pranë nevojave tuaja, duke ju përshtatur dëshirave tuaja me raportin më të mire cilësi-çmim.
Te Optika Luani, kujdesi për shikimin nuk është luks, por nevojë që duhet përmbushur siç duhet. Eja na vizito dhe përfito nga ofertat aktive gjatë gjithë vitit. Ne jemi këtu për t’u siguruar që çdo klient të largohet i kënaqur, me shikim të qartë dhe syze që e bëjnë të ndihet mirë dhe konfident.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.