Këshilla & Arsye

July 12, 2017 | 9:29

Me dashuri, Universi!

Ke ulur kokën?

Ngrije lart. Të kam përzgjedhur, pikërisht se ti nuk je nga ato që ul kokën.

Je e lodhur, e di. Çdo gjë që kam bërë ka qënë për një qëllim. Të jesh e bindur.

Shpesh e ke thënë: Universi e di pse. Dhe unë e di. Mos e humb besimin. Jo tek unë jo, tek vetja.

1

 

Nga Anisa Zaçe  Psikologe Klinike & Këshillimi

Nga Anisa Zaçe
Psikologe Klinike & Këshillimi

Sepse më të fortët mbijetojnë, sepse me të fortët meritojnë më të bukurën. Jetojmë në xhungël, për të arritur në maja do duhet të zvarritesh në tokë.

Por edhe kjo ka anët e vet të mira. Do i japë mundësinë kujtdo që i ke dhënë emrin ‘mik’ të të zgjasë dorën e të të tregojë sa është për ty.

Do të të sjell afër të gjithë njerëzit e duhur në kohë të këqija, dhe do të të lë të zgjedhësh vet në kohë të mira.

Do ketë momente që do të më urresh e do të më mallkosh, veç dorë mos hiq. Mes sharjeve vazhdo lufto, me dhëmbë shtrënguar vazhdo ec dhe ngjit malin që të kam vënë para vetes. Por, mos u dorëzo. Se nëse dorëzohesh do të thotë që unë e kam patur gabim kur të kam përzgjedhur dhe unë e urrej të jem gabim.

Do bëj çdo gjë për të të provuar që ti mund t’ja dalësh e për të të provuar që më të bukurat gjëra në jetë vijnë pas stuhive e errësirës, ashtu si ylberi e dielli.

Pse ty? Se nuk je si gjithë të tjerët. Se ti ke gjithë forcat që unë mbaj brenda vetes. Sepse ke dashur gjithmonë më të mirën dhe nuk je mjaftuar kurrë me më pak. Sepse ke dashur gjithmonë që çdo gjë ta arrish mes sfidave të vështira që ta shijosh deri në fund.

Ke aq diell e verë brenda vetes, sa e ul në gjunjë çdo stuhi që mund të të sjell unë.

Pse vetëm ty? Janë disa si ty.

Sepse ata si ty gjithmonë kërkojne majën e malit e s’mjaftoheni kurrë me faqen e tij.

Sepse ata si ty kërkojne diellin e nuk mjaftoheni kurrë me rreze.

Sepse ata si ty kërkojnë përrallën e nuk mjaftoheni me një tregim.

Sepse ata si ty më duan mua të gjithin në duart e tyre, e nuk u mjaftuat kurrë me një planet të vetëm!

Më lër të bëj punën time, ndërkohë që me kokën lart e me guximin e zemrës plot, hedh në tokë ‘sfidat’ e mia.

Unë kam besim tek ty. Mos më zhgënje. Kij dhe ti tek vetja.

 

Me dashuri,

Universi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top