FB

July 16, 2021 | 8:42

Me diabet, tiroide apo tension të lartë, ja këshillat e verës nga nutricionistja Diola Dosti

Disa nga problemet shëndetësore që janë më të ndjeshme gjatë vapës kërkojnë kujdes të shtuar. Nutricionistja Diola Dosti e ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, ka dhënë sugjerimet e saj për të përballuar shëndetshëm temperaturat e larta, por edhe për të shijuar të qetë pushimet verore.

Dosti u ndal tek persona që vuajnë nga tensioni i lartë arterial, duke këshilluar ushqimin me produkte deti dhe lëngun e selinosë që nutricionistja e rekomandon shpesh për vlerat që ka. Po ashtu ajo tërheq vëmendjen për ndalimin e përdorimit të yndyrnave shtazore, kripës e rigonit, evitimin e ëmbëlsirave dhe pasurimin e menusë ditore me fruta e perime të stinës.

Duke u ndalur tek pacientë me diabet, Dosti thotë se duhet të shmangin tre prej “armiqve” të shëndetit të tyre: brumërat, mishin dhe sheqerin dhe vlerëson si të dobishme bamjet e pagatuara, lëngun e përftuar prej tyre apo edhe qepën. E pyetur për njerëz që vuajnë nga çrregullimet e tirodies, ajo përveç këshillave të njohura për përdorimin me kujdes të kripës a produkteve të ndryshme, ndalet tek algat e detit apo dhe arrat braziliane, por pa e tepruar me sasinë. Sa i përket ruajtjes së dietave gjatë pushimeve, Dosta thekson se nuk është shumë pro dietave, por i mëshon faktit se të shëndetshme janë regjimet ushqimore dhe ndërtimi i një kulture të tillë për të patur një peshë trupore të kënaqshme.

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top