Në fokus

December 25, 2018 | 8:05

Më pëlqejnë gjërat e thjeshta: një përqafim, një faleminderit, një vëmendje

Më pëlqejnë gjërat e thjeshta: një përqafim, një faleminderit, një vëmendje. Të qenit adhurues besnikë të njerëzve të thjeshtë, sepse ato janë më të bukurat, do të thotë të lësh ndjenjën e përbashkët, se intuita dhe zemra e tyre nuk e njeh shtirjen.

Është e çuditshme të dimë se, sot, vlera e gjërave të thjeshta është kthyer në modë, madje edhe në një shoqëri që është jashtëzakonisht e fokusuar në zhvillimin personal dhe fitimin. Në realitet, fuqia e gjërave të thjeshta, emocioneve dhe inteligjencës është vërtet e fortë.

Thuhet shpesh se jeta është si një rrjetë merimange. Vijat kalojnë në kënde të çuditshme, ndërmerren rrugë të gabuara, përpjekjet tona nuk korrespondojnë me rezultatet dhe së fundi, mbetemi të mbërthyer në këto realitete tmerrësisht komplekse dhe jo komforte.

Pse na kushton kaq shumë të gëzohemi me thjeshtësinë e veprimeve të përditshme? Pse jeta bëhet kaq e komplikuar? Përgjigja ka shumë të bëjë me konceptin që kemi treguar. Shpirti i thjeshtë dhe vështrimi i përulur janë përmasa që nuk përshtaten mirë me një shoqëri që e lidh kompleksin me efektivitetin dhe, për rrjedhojë, me lumturinë.

Duhet të kujtojmë se gjëra të mëdha ndodhin edhe kur të vegjlit bëhen mirë. Dhe në këtë drejtim, nuk ka asgjë më të mirë se praktikimi i artit të thjeshtësisë në veprimet tona të përditshme.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top