FB

July 5, 2021 | 10:28

Më shpejt nga ç’e mendon… ja kur mbahet koncerti i Gjon Muharremajt në Shqipëri

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, do të mbajë shumë shpejt një koncert në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur vetë artisti gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale. Pyetjes “Ndonjë koncert në Shqipëri?”, Gjoni iu përgjigj menjëherë: “Po, në ‘Zafestival’. 31.07.2021”.

Kështu, të gjithë adhuruesit e muzikës së tij do të kenë mundësi që ta ndjekin Gjonin nga afër pas pak javësh. Pas suksesit në Festivalin Europian të Këngës, Gjoni do të ketë disa ture në Evropë, ku do të prezantojë projektet e reja muzikore.

 

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top