Këshilla & Arsye

August 26, 2016 | 9:39

Më shumë perime për të ulur tensionin

Sa më shumë fruta, perime, peshk, bulmetra e vezë dhe sa më pak mish është formula e një ushqyerjeje të shëndetshme për të mbajtur nën kontroll tensio – nin. Sipas një studimi japonez, botuar në “JAMA Internal Medicine”, kush ndjek një regjim ushqimor vegjetarian karakterizohet nga vlera më të ulëta tensioni. Autorët e këtij studimi kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga vëzhgimet dhe eksperimentet klinike të bëra më parë, duke marrë për bazë edhe përfundimet e tyre. Ata kanë arritur në konkluzionin se ekziston një lidhje midis konsumit të mishit dhe vlerave më të larta të tensionit, ndonëse mekanizmat bazë të këtij efekti janë ende një mister. Hipoteza të ndryshme nuk kanë gjetur akoma një provë vendimtare në studimet e krahasuara deri më sot. “Janë të nevojshme studime të mëtejshme për të hetuar lidhjen specifike të ushqimeve me tensionin e gjakut”, – shpjegon drejtuesi i këtij studimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top