Editorial

September 25, 2018 | 13:59

“Më tregoni nëse kam bërë zgjedhjen e duhur?” Pyetja që mundon nënën me fëmijën e sëmurë

“Ne të gjithë duam të bëjmë atë që është më e mira për fëmijët tanë, unë jam një nënë që jam kundër vaksinave dhe jam në spital me djalin tim dy muajsh. Ai ka pertussis, të cilin sipas mjekëse e ka marrë nga vajza, e cila është gjithashtu e pavaksinuar”. Me këtë postim u shfaq në Facebook, një grua Amerikane e cila ndezi në rrjetet sociale debatin për vaksinimin apo mosvaksinimin e fëmijëve.

Nëpërmjet mediave sociale, nëna u kërkon përdoruesve t’i japin forcë në këtë moment të vështirë: “Unë u ofendova nga shumë nëna për këtë, por unë ende besoj në idenë time”, pastaj pyet, “A ka ndonjë tjetër që ka fëmijë të sëmurë rëndë, sepse nuk i kanë vaksinuar?”. Natyrisht është e frikësuar dhe e shqetësuar sepse djali është me të vërtetë keq. Së fundi ajo përfundon: “Kam nevojë për inkurajim, më thoni nëse kam bërë zgjedhjen e duhur”.

Megjithatë, komentet ishin mjaft indikative. “Djali i saj është sëmurë dhe në çdo fjalë të postuar merret vetëm me veten”, thotë një nga komentet të cilin e përkrahën dhe shumë të tjerë. Pertussi është një sëmundje bakteriale shumë serioze për fëmijët. Mund të shkaktojë komplikime në sistemin nervor, laringit dhe bronkopneumoni me një normë vdekjeje prej 0.2% gjatë dy viteve të para të jetës.

 

Burimi / www.huffingtonpost.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top