Aktualitet

February 23, 2023 | 8:55

Medikamenti që po përdoret gjerësisht nga të rinjtë për t’u dobësuar, mjeku për Panorama TV: Ka efekte shumë të rënda, shkakton dhe kancer

Mjekët endokrinologë japin alarmin se një medikament që përdoret për trajtimin e pacientëve me diabet dhe ata obezë, po përdoret pa recetë nga vajza dhe djem të rinj të cilët duan të dobësohen.

Ozempic i përket një klase medikamentesh që përsërisin një hormon që prodhohet në zorrët e njerëzve pasi nisim të hamë.

“Përdorimi i këtij medikamenti është bërë trend sot në shumë vende të botës e fatkeqësisht dhe në Shqipëri. Kemi raste që e marrin për tu dobësuar. Nëse një individ ka abuzuar 20-30 vjet ap dhe 10 vjet që ka marrë një peshë ët madhe e pretendon që këtë peshë do e humbë për 10 javë, që mendimin e parë e ka të gabuar.

E keqja e kësaj pune, është që po bëhet virale e masive, kryesisht te moshat e reja.

Pretendojnë që duke marrë këtë bar, se realisht jep rënie në peshë, por përdoret vetëm për diabetikët, jo për subjekte të tjera. Pavarësisht se në Amerikë është regjistruar si bar për rënie në peshë por jepet me këshillë e recetën e mjekut“, tha mjeku Dashamir Gjergji për “Panorama e Mengjesit”.

Lidhur me efektet anësore që ka përdorimi i këtij medikamenti, mjeku tha që ka ndikime në cdo qelizë të organizëm.

“Se imiton një hormon të caktuar në oprganizëm që është kondrapeshë me insulinën e trupit, organizmi kur menaxhon peshën, ushqimin që hamë, clirohet një hormon. Nëse marrim artificialisht në hormon, është marrëzi ta mendosh që do bëjë mirë. Bari ndikon jo vetëm duke frenuar oreksin, asgjë nuk merret pa përshkrim specialisti. Nuk është bar karamele për një efekt minimal, por kërkon recetë, kushton shumë, ka efekte të mëdha e shumë të rënda anësore, që nga crregullimet intestinale, jep të vjella, diarre, mund të dëmtojë mëlcinë, të krijojë gur në tëmth, mund të na i verbojë njerëzit, mund të dëmtojë veshka shumë, deri dhe kancer jep ky produkt. E konfirmuar kanceri, një shenjë që ky produkt nuk duhet përdorur kaq thjeshtë”.

 

 

 

 

/Panorama.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top