Lifestyle

May 5, 2017 | 9:23

“Mediterranea” bienalja “pushton” Muzeun Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar kthehet në arenën kryesore të një aktiviteti ndërkombëtar. Në këtë mënyrë fillim maji i vitit 2017 shënoi dhe edicionin e 18-të të një prej organizimeve më të mëdha kulturore, nismë e cila ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Durrësit dhe të rajonit të Pulias, duke e bërë Shqipërinë të presë për herë të parë një event të tillë dedikuar të rinjve. Për herë të parë artistë nga e gjithë bota do të mbërrijnë në Tiranë, për një bienale ndryshe, një bienale me koncepte të kuruara dhe të mbështetura nga rrjeti evropian “Creative Europe”.

1-4Të paktën 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u bënë pjesëmarrës në eventin “Mediterranea”. Muzeu Historik Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, parqet, por edhe ambientet e teatrit të ri “Turbina” hapën dyert për të pritur mes datave 4 deri më 9 maj, artistë të rinj nën 35 vjeç, nga vende të ndryshme të Europës.

Krijuesit e rinj nga Shqipëria tanimë kanë një mundësi më të mirë për të ekspozuar veprat e tyre e njëkohësisht të ballafaqohen edhe me artistë të huaj. Për kuratorin Driant Zeneli, ky event sjell në Tiranë një koncept të ri të mbështetjes dhe ekspozimit të veprave të krijueseve të rinj.

1-5Bienalja “Mediterranea 18 – Young Artists Biennale”, e cila për herë të parë organizohet në Shqipëri, është e ndërtuar mbi një koncept, e cila është shtëpia dhe ndahet në 4 degë: historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. Çdo ditë do të ketë një tematikë. Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit.

Për herë të parë një bienale të tillë me artistë të rinj nga e gjithë bota e shijoi Barcelona, e më pas çdo vit, një vend tjetër do të bëhej shtëpia e krijuesve të rinj. Eventi i organizuar në Shqipëri përkon me edicionin e 18-të të “Mediterranea”.

1-12

1-9

1-3

1-7

1-6

1-8

1-5

1-10

1-1

1-2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top