A i keni thënë ndonjëherë vetes “Tani do të mësoj dhe do të filloj të meditoj” me shpresën se do t’ju jap kohë për t’u rilidhur me veten dhe ndjenjat tuaja? A keni pasur sukses atëherë në furinë e përditshme?
Si t’i qasemi meditimit në këmbë
Praktikimi i meditimit është diçka që kërkon praktikë dhe praktikë. Ka njerëz më të predispozuar për këtë lloj praktike, të tjerë që luftojnë të lidhen me veten dhe ndjesitë dhe të arrijnë një gjendje meditimi. Pastaj ka individë që janë të suksesshëm në relaksim, të tjerë që realizimin e relaksimit e arrijnë duke lëvizur. Meditimi në këmbë është një ushtrim i mirë për këtë grup të dytë njerëzish dhe shkon mirë me ngutje dhe nxitim të kësaj moshe.
Si të filloni meditimin në këmbë
Fillimisht, mjaftojnë edhe vetëm 10 minuta, kështu që mund të zgjoheni një moment më herët, të përfitoni nga koha për në makinë pas punës, para ose pas blerjeve … me pak fjalë, herët e para përpiquni të ndani pak kohë…kjo është sfida e vërtetë. Pasi të keni gjetur kohën dhe hapësirën më të përshtatshme dhe të rehatshme, mbyllni sytë dhe filloni të zhvendosni peshën tuaj nga njëra këmbë në tjetrën, duke ndjerë të gjitha ndjesitë e ndryshimit të ekuilibrit, të peshës në ndryshim, të shputës së këmbës, kyçit të këmbës, gju, legen…. Kur të jeni gati, filloni të bëni një hap, shumë ngadalë, duke i kushtuar vëmendje mikrolëvizjes së vetme dhe ndjesisë trupore dhe emocionale. Mbështetni këmbën në tokë, kushtojini vëmendje fazës së vogël të çekuilibrit midis një hapi dhe tjetrit, zakonisht i panjohur. Dhe vazhdoni.
Pse të praktikoni meditimin në këmbë
Ecja ka përfitime të shumta dhe nëse është një ecje e vetëdijshme këto mund të rriten dhe forcohen. Në nivel fizik, ecja stimulon funksionin e muskujve, ndihmon në ruajtjen e një peshe adekuate, rrit metabolizmin, ndihmon funksionin kardio-vaskular dhe respirator, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si, për shembull, hipertensioni, duke favorizuar kështu një përmirësim të përgjithshëm. Por përfitimet shihen në disa nivele. Në fakt, ecja stimulon prodhimin e endorfinës natyrale, të cilat nxisin një ndjenjë mirëqenieje, reduktojnë stresin dhe tensionin e trupit, rregullojnë nivelet e kortizolit, si dhe favorizojnë zhvillimin e mbrojtjes imune.
Përgatiti K.I / Burimi www.eticamente.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.