Për herë të parë, Shoqata Amerikane e Zemrës ka bërë një deklaratë mbi efektet e meditimit në zemër. Ekspertët po shqyrtojnë dhjetëra studime, duke analizuar tetë llojet e meditimit dhe efektet e tyre në uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës, presionit të gjakut, stresit, arteriosklerozës dhe ndërprerjen e duhanit.
Deri më tani, meditimi, që përfshin vëmendjen dhe atë transcendental, rezulton të jetë pozitiv, përveç problemeve të zemrës edhe në uljen e kolesterolit, humbjen në peshë dhe ndalimin e pirjes së duhanit. Kjo do të thotë se njerëzit duhet të përfshijnë meditimin në strategjinë e tyre të shëndetshme për zemrën, pasi ai mban nën kontroll disa nga faktorët rriskues për sëmundjet kardiovaskulare të tilla si zvogëlimi i stresit dhe presionit të gjakut.
Trajtimi i stresit mund të reduktojë nivelet e hormoneve të stresit, të cilat janë të lidhura ngushtë me një rrezik të lartë për sulmet në zemër, si dhe mbajnë të ulët nivelin e presionit të gjakut. Këto janë vetëm disa nga gjetjet e Shoqatës Amerikane për Zemrën. Ndonëse janë shumë inkurajuese, studiuesit thonë se nevojiten më shumë studime për të forcuar rolin e meditimit në uljen e sëmundjeve të zemrës.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.