Një studim i fundit i Universitetit të Kalifornisë sugjeron se meditimi mund të minimizojë këtë rrezik. Hulumtuesit vunë re se praktikimi i meditimit ndihmon që të ruani trurin dhe të përmirësoni shëndetin men-dor. Ata analizuan 50 individë që kishin medituar rregullisht për vite dhe 50 të tjerë që nuk e praktikonin këtë gjë. Rezultatet tregojnë se humbja e masës është më e pakët te medituesit e përhershëm. Sigurisht që nuk është e mundur të stabilizohet një shkak mes meditimit dhe ruajtjes së masës cerebrale, janë të shumtë faktorët që mund të ndikojnë: zgjedhjet e jetës, anë të personalitetit, gjenetika… megjithatë është mbresëlënëse diferenca mes dy grupeve. Meditimi duket se ka një efekt të përhapur dhe përfshin zonat e të gjithë trurit. Hetime të këtij tipi ofrojnë një perspektivë të ndryshme, kujdesi i studiuesve në fakt është më shpesh i drejtuar tek identifikimi i elementëve që shtojnë rrezikun e sëmundjeve mendore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.