Princi Harry dhe Meghan Markle duken më shumë se kurrë të angazhuar, një punë që për ta duket si një ëndërr.
Çifti mbretëror gjenden Cardiff për angazhimin e tyre të tretë si të fejuar. Ndërkohë që prej atje ka dalë dhe lajmi i shumë pritur për gazetarët, kur Meghan Markle ka konfirmuar: Princi Harry është feminist.
Harry dhe Markle u bindën të flasin për këtë, teksa një fans mbretëror i është drejtuar aktores 36-vjeçare, duke i thënë shprehimisht se: “Sa e mrekullueshme është të jesh feministe në familjen mbretërore”. “Faleminderit” i është përgjigjur Markle duke shtuar se: “Edhe ai (Harry) është një feminist gjithashtu”.
Reporteri mbretëror ka shpërndarë në Twitter për “The Sun” materialin e freskët mediatik video.
Çifti i mbretëror kanë ndërmarrë një tur në kështjellën e Cardiff, gjatë së cilës ata panë shfaqje nga muzikantë dhe poetë lokalë, u takuan me sportistë dhe gra të Uellsit.
Ndalesa e radhës do të jetë në Star Hub, një qendër komuniteti dhe argëtimi në zonën Tremorfa të qytetit, për të parë se si përdoret sporti për të angazhuar të rinjtë dhe për të ndihmuar zhvillimin social.
Çifti do të jetë gjithashtu pjesëmarrës në projektin UsGirls, një organizatë bamirëse e krijuar për të rritur dhe mbështetur në aktivitete të kësaj natyre, për të thyer barrierat, që kanë penguar shumë gra të reja për të ndjekur karrierën sportive.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ELLE UK
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.