Meghan Markle ka gati emisionin e saj të parë në platformën e “Spotify”. Traileri i parë është publikuar për t’i dhënë një shije të parë punës së saj ndaj fansave mbretërorë. Ky serial do të titullohet “Archetypes” dhe është prodhim i Archeell Audio of Sussexes”.
Në këtë podcast, Dukesha e Sussex do të tregojë të gjitha etiketat që shoqëria po përpiqet të krijojë për gratë”. Një burim pranë “Spofity” ka treguar se Meghan do të flasë me historianët dhe ekspertët për të treguar origjinën e këtyre steriotipeve dhe do të zhvillojë biseda dhe me gratë.
“Kështu flasim për gratë: fjalët me të cilat rriten vajzat tona dhe si media pasqyron kuptimin e femrës tek ne. Por nga vijnë këto stereotipe? Dhe si vazhdojnë të shfaqen dhe të përcaktojnë jetën tonë?
“Unë jam Meghan dhe këta janë “Arketipat”: Podkasti ku analizojmë, eksplorojmë dhe përmbysim etiketat që përpiqen t’i mbajnë gratë prapa. Do të angazhohem në biseda me gra që e dinë shumë mirë se si këto perceptime formale formojnë narrativën e përgjithshme të një shoqërie. Dhe do të flas edhe me historianë për të kuptuar se si arritëm këtu”- tha ndër të tjera ajo.
Ky emision do të publikohet gjatë muajve të verës dhe Meghan së bashku me princin Harry kanë shprehur dëshirën që ta marrin përsipër këtë hap të rëndësishëm.
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.