Krishtlindja është festa më e rëndësishme që festohet nga miliarda njerëz në të gjithë botën. Në këtë periudhë të vitit, vitrinat e dyqaneve janë të dekoruara me ngjyra dhe drita, rrugët janë të zbukuruara, dhe kudo në sfond dëgjohen këngë të Krishtlindjes. Zakonisht në këtë ditë, familjet mblidhen në shtëpitë e tyre për të festuar, bashkë me miqtë e të afërm të tjerë. Edhe pse pa diskutim është një festë që na bashkon dhe sjell lumturi, nga ana tjetër nuk është fenomen i rrallë fakti që shumë njerëz të përjetojnë ndjenja melankonie në këtë kohë, dhe madje të presin me padurim sa të kalojnë festat.
Por çfarë është melankonia e festave? Zakonisht, njerëzit që janë të ndjeshëm, në këtë kohë ose në përgjithësi për festat, priren të përjetojnë melankoninë. Sidomos, nëse këto ditë, ndjenja e melankonisë ka tendencë të jetë më intensive.
Por në çfarë rrethanash një person përjeton melankoninë gjatë sezonit të festave? “Idealizimi ifestës”: Krishtlindjet janë të idealizuara dhe ne shtyjmë veten që të kemi një kohë të mirë. Dhe kur kjo gjë nuk ndodh, ndihemi të zhgënjyer dhe të trishtuar.
Marrëdhënie familjare jo harmonike | Krishtlindja konsiderohet një festë familjare, por kur marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes nuk janë të mira, ne përjetojmë melankoninë kur bashkëveprojmë me ta.
Rrjet jo i plotë shoqëror | njerëz që janë të izoluar nga shoqëria, nuk kanë mundësi të takojnë miq, të angazhohen në aktivitete dhe të përjetojnë emocione të këndshme.
Vështirësitë financiare | Për shkak të papunësisë dhe krizës ekonomike, shumë njerëz nuk kanë mundësi financiare për të bërë diçka ndryshe në atë periudhë.
Stresi intensiv | në atë periudhë, shumë njerëz janë të detyruar të kryejnë shumë detyra dhe përjetojnë stres intensiv.
Profesioni | shumë profesione (p.sh. restorante, kafene, mjekë, infermierë, policë, zjarrfikës) nuk japin leje. Individë të përfshirë në profesione të tilla, ato ditë ata mund të duhet të qëndrojnë larg të dashurve të tyre në punë.
Krishtlindjet e para pa… | Krishtlindjet e para pas një humbjeje (p.sh. vdekja, ndarja) ngjallin emocione negative dhe njerëzit përjetojnë trishtim dhe melankoni.
Por si mund të trajtohet melankonia e Krishtlindjes? Është e rëndësishme për njerëzit që:
- Të njohin ndjenjën e melankonisë, ta përjetojmë, por pa u dorëzuar dhe ta lënë të kalojë.
- Caktoni një kohë specifike çdo ditë, ku të përjetoni melankoninë, por pastaj përgatituni të dilni prej asaj gjendjes melankonike.
- Organizoni paraprakisht për t’u takuar me miqtë ose bëni aktivitete.
- Bëni një donacion në një qendër (në shtëpinë e fëmijës, në shtëpinë e pleqve etj.).
- Bëni ëmbëlsira, blini lodra dhe shkoni në një fondacion.
- Mirëmbani një dietë, stërvitje dhe program gjumi.
- Përfundoni detyrat që kanë të ngjarë të krijojnë stres.
- Zbuloni se çfarë është ajo që ju shkakton melankoninë në Krishtlindje, gjë që ju shqetëson zakonisht gjatë gjithë vitit.
- Bëni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni të lumtur.
Nëpërmjet këtyre hapave nuk do të thotë se njerëzit do të kapërcejnë plotësisht emocionet negative. Por më e rëndësishmja është se, ata do të lehtësojnë ndjenjën e melankonisë, do të pranojnë se ajo ka një kohëzgjatje të caktuar dhe do të përjetojnë emocione pozitive.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.