Këshilla & Arsye

March 19, 2020 | 8:07

Melisa Shehu: Këshilla për të ndihmuar fëmijët në reduktimin e ankthit dhe stresit

 

Fëmija juaj do të bëjë atë që bëni ju. Kështu që nëse shmangni situatat që provokojnë ankthin, edhe fëmija juaj do ta bëjë këtë. Nëse përballeni me frikën tuaj, edhe fëmija juaj do veprojë kështu. Nëse kujdeseni për veten tuaj edhe fëmija juaj do të mësojë se vetëkujdesi është i rëndësishëm. Prandaj, kur mendoni për mirëqenien psikologjike të fëmijës tuaj, mendoni edhe për tuajën, kujdesuni për sjelljen tuaj pasi fëmijët do modelojnë gjithçka.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

  • Qëndroni të hapur, të sigurt dhe të sinqertë me informacionin që u jepni fëmijëve.
  • Është e rëndësishme që fëmijëve t’u shpjegohet nga prindi se si është situata, por duhet gjetur një mënyrë praktike në formë loje.
  • Fëmijët duhet të perballen me situatën, nëse ua mbajmë atyre të fshehtë do të jenë të qetë për momentin por, frika dhe ankthi do të fuqizohen edhe më shumë në momentin që do të përballen. 
  • Gjendje të tilla si ankthi dhe stresi fëmijët mësojnë t’i përballojnë duke modeluar sjelljen e prindërve, prandaj shfaqni sjelljen e duhur. 
  • Stresin dhe ankthin e fëmijëve duhet ta kuptojmë, t’i inkurajojmë në përballimin e frikës, dhe t’i sigurojmë që jemi gjithmonë aty për t’i ndihmuar.
  • Inkurajoni fëmijët të shprehin emocionet dhe ndjenjat e tyre. Fëmijët duhet të flasin për atë që po ndjejnë.  
  • Në rastet e frikës dhe ankthit te fëmijët, aplikoni teknika relaksuese, frymëmarrje të thellë, aplikoni lojën, këngën, vallëzimin, sportin etj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top