Frika për koronavirusin e ka çuar botën në ankth. Kjo sëmundje e re është e frikshme dhe ka nevojë për vëmendje dhe siguri, por është e rëndësishme të dimë se më shumë njerëz vdesin nga një sëmundje që është shumë e njohur, siç është gripi sezonal.
Gjëja më e dobishme që njerëzit mund të bëjnë për të menaxhuar ankthin e tyre në këtë fazë, është të gjejnë disa burime të besueshme informacioni. E gjithë kjo do t’ju mbrojë nga të papërgjegjshmit, njerëzit që janë duke e përdorur këtë si një mundësi për të shitur gjëra ose për të ndezur urrejtjen raciale ose urrejtjen etnike. Fakti që ka shumë lajme për këtë çështje, nuk do të thotë që kjo paraqet ndonjë kërcënim për ju ose familjen tuaj. Ruajtja e rrjeteve sociale ndihmon lehtësimin e stresit dhe normalitetit në emocione dhe ndjenja. Merruni me ankthin tuaj duke mos u përfshirë në internet.
Komunikoni me fëmijët tuaj
Gjeni dhe diskutoni mbi lajmet e koronavirusit me informacion të sigurt dhe të përshtatshëm për moshën e fëmijëve. Është detyra e prindërve të ndihmojnë në qetësimin e ankthit, duke i përqendruar fëmijët në rutinat dhe oraret e tyre të përditshme. Kini kujdes me fëmijët pasi ato do të vëzhgojnë sjelljet, emocionet dhe mënyrën se si ju menaxhoni ndjenjat dhe do të modelojnë të njëjtën gjë.
Është e natyrshme që ne të reagojmë ndaj një stresori që nuk mund ta kontrollojmë dot, por duhet të punojmë fort me veten dhe me kontrollimin e ndjesive tona. Individët që ndiejnë stres, dhe ankth të vazhdueshëm duhet të konsultohen me një profesionist pasi e gjithë kjo ndikon dhe në performancën tuaj jo të mirë në punë apo kudo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.