Vetëbesimi është një proces i vazhdueshëm në të cilin prindërit janë modeluesit më të rëndësishëm. Gjithçka që një fëmijë bën është e vëzhguar, mësuar dhe modeluar nga prindërit, ndaj nëse një prind beson në vetvete edhe fëmija do ta bëjë këtë gjë.
Një i rritur pa vetëbesim, beson se vlen më pak se të tjerët. Gjithçka u duket e dyshimtë dhe e kanë të vështirë të marrin hapa. Nuk kanë guxim. Ata kanë frikë nga reagimet apo konfliktet. Duan të jenë dhe duken perfekt, gjë që kontribuon për një vetëbesim të ulët. Ata ju shmangen tentativave për të provuar përsëri. Janë pak të fokusuar tek vetja.
Gjithë këto ndjenja vijnë si pasojë e një prindërimi jo të mirë, që rrisnin dhe injektojnë tek fëmijët vetëbesim të ulët, duke zhvilluar kështu të rritur që nuk besojnë në vete dhe u trashëgojnë fëmijëve të tyre të njëjtat pasiguri.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit për këtë?
Së pari, është shumë e rëndësishme të mos fillojmë nga fëmija por nga vetja. Nëse kemi besim në veten tonë atëherë kemi besim dhe tek fëmija dhe zhvillojmë tek ai të njëjtën gjë.
*“Ju jeni çfarë mendoni”, ndaj duhet të pastrojmë mendimet dhe ti zëvendësojmë ato me mendime pozitive.
*Zhvillo zakone emocionale të shëndetshme.
*Përballu me frikën, konfliktet dhe pasiguritë.
*Mos u krahaso me të tjerët, fillo të jesh vetvetja, dhe të bësh më të mirën tënde gjithkund. Je unik dhe nuk vlen më pak se të tjerët.
*Ki guxim, vetëbesimin e rrit të guxuarit, të mësuarit dhe të dështuarit, nuk e rrit dëshira për tu dukur perfekt, ndaj guxo, ti ke mënyrën tënde unike që është “mjaftueshëm”.
Si të rrisim vetëbesimin e fëmijëve?
*Vlerëso çdo përpjekje të tyre, vlerësimi yt si prind është gjithçka për ato.
*Lëre fëmijën të jetë kureshtar dhe lëre të gabojë, kjo vlen më shumë se “fjalia” juaj që i paraprinë rrezikut.
*Inkurajo fëmijën për përvoja të reja.
*Jepi forcë emocionale në gjithçka që bën.
*Bëje të kuptojë që ti si prind e mbështet dhe e pranon ashtu siç është, por bëje të kuptojë që ka gjithmonë hapësira për t’u përmirësuar.
*Mësoje të mos krahasohet me të tjerët por të dojë veten dhe të ketë besim në aftësitë e tij.
*Jepini përgjegjësi familjare, kjo do e bëjë të ndihet i përfshirë dhe i dobishëm.
*Duartrokit për çdo arritje sado e vogël qoftë, kjo ju jep besim për të provuar çdo ditë e më shumë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.