FB

September 7, 2023 | 8:27

Melisa Shehu, psikoterapistja që vendos në ekuilibër vlerat tuaja!

Melisa Shehu Psikologe Këshillimi Psikoterapiste BWRT Specialiste e licensuar në Brain Work Recursive Therapy (BWRT). Instituti BrainWork Recursive Therapy, London, UK. Anëtare e akredituar dhe praktikuese e avancuar në Institutin Terence Watts BWRT, Londër, UK.

melisa

Në klinikën Ikigai ka qetësi. Gjithçka na nevojitet të gjithëve ca më shpesh për të rigjetur ekuilibrin me veten. Raporti aty është miqësor dhe ftues për një bisedë ndryshe nga të tjerat në përditshmëri. Tingulli i një burimi në miniaturë e bën dhe më të çlirët takimin. Pikërisht ashtu si mendimet duhet të rrjedhin për të korrigjuar qëndrimet që jo në pak raste na çojnë drejt tundimeve të padëshirueshme. Një tryezë, kolltuk i lehtë për ta bërë rrëfimin gjithashtu aspak të lodhshëm, si dhe një kohëmatës për të ndarë kohën në bashkëbisedim.

Kjo është klinika Ikigai, drejtuar nga psikologia Melisa Shehu, e cila ndan përvojën e saj akademike në Tiranë, por jo vetëm. Për t’iu ardhur në ndihmë shumë personave, qoftë edhe përtej ekranit, të cilën teknologjia ia mundëson, psikologe Melisa e specializuar në Brain Work Recursive Therapy, u ka hapur dyert e mirëqenies jo vetëm të interesuarve vendas por edhe atyre jashtë kufijve tanë. Ikigai do të thotë “vlerat e jetës” ose “arsyeja për të jetuar”. Kur keni Ikigai, ju merrni vendime bazuar në atë që ju jep kuptim dhe qëllim. Zbulimi i Ikigai-t tuaj arrihet gjatë një seance trajtimi krejt të veçantë, ku ju arrini të lidhni veten me vlerat tuaja personale. Gjetja e Ikigait ju ndihmon të ndiheni “të gjallë”, përfshirë gjetjen e ekuilibrit të vetes dhe gjendje mendore të shëndetshme. Ju mund të zbuloni Ikigain tuaj në Ikigai Psychotherapy Clinic. Psikologia Melisa Shehu është një terapiste BWRT, trajnuar nga Adelina Pjetra, dhe e licensuar nga Instituti Terence Watts BWRT, Londër, UK.

Aktualisht, psikologe Melisa Shehu është anëtare e akredituar dhe praktikuese e avancuar në Institutin Terence Watts BWRT, Londër, UK. Psikoterapeutja Shehu thotë se, “BWRT është një terapi krejtësisht natyrale, e shpejtë, praktike, logjike, e fokusuar, efektive dhe afatgjatë, zakonisht e përhershme. Nuk ka hipnozë, është plotësisht konfidenciale dhe nuk ka nevojë të ndash sekretet me terapistin. Pra, është një terapi që nuk ka nevojë për informacione nga fëmijëria, jeta apo ngjarja. Kjo është arsyeja pse BWRT mund të zhvillohet edhe me të afërm, miq, dhe persona publik të cilët nuk dëshirojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre. BWRT e bën punën në një “cognitive gap” midis një veprimi që fillon dhe njohjes me vetëdije të atij veprimi.

Përdoret një proces looping për të ruajtur një përgjigje të re të preferuar në kompleksin zvarranik, kështu që në të ardhmen, kur truri të njohë sinjalet në hyrje, do t’ju bëjë të mendoni, ndjeni dhe përgjigjeni në mënyrën që dëshironi edhe ju. Aktualisht, nuk ka asnjë model tjetër terapie që funksionon përmes kësaj pjese shumë të hershme të trurit, dhe kjo është ajo që e veçon BWRT nga çdo stil tjetër terapie.”

Klinikë Shërbimesh Psikologjike KËSHILLIM | PSIKOTERAPI |MEDITIM Në Ikigai

Psychotherapy Clinic trajtohen:

*Çrregullimet e ankthit

*Çrregullimi i stresit post-traumatik

*Fobitë *Çrregullimet e të ushqyerit

*Çrregullimi obsesiv/kompulsiv (OCD)

*Frikërat

*Procesi i zisë 

Varësi dhe çrregullime të sjelljes

*Vetëvlerësim & Vetëbesim

*Agresioni dhe zemërimi

*Çrregullimet e gjumit

*Çrregullimet e përshtatjes

*Probleme në marrëdhënie në çift dhe në familje

*Ankthi i angazhimit

*Frikë nga dështimi

*Hidhërimi

*Varësia/Obsesioni seksual

*Ngrënia dhe pirja e tepërt

*Abuzim me substanca

*Alkoolizmi

*Depresioni

*Bixhozi 

 

Adresa: Rruga “Shemsie Haka”, Ali Demi, Tiranë.

+355 67 444 0014 

e-mail: [email protected]

Ikigai Psychotherapy Clinic

ikigai_psychotherapy_clinic

www.melisashehu.com

https://www.bwrt-professionals.com/practitioners/Melisa-Shehu I www.bwrt.org

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.183, muaji Shtator

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top