Në fokus

June 24, 2020 | 8:05

Melisa Shehu: Sjelljet e mediave sociale, njerëzit toksikë dhe depresioni

Shpenzimi i një kohe të gjatë në rrjetet sociale mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj mendor, pasi mediat sociale tashmë ndikojnë shumë në blerjet, marrëdhëniet, perceptimin, dhe domethënien e gjithçkaje.

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Ne mendojmë se jemi kryesisht në kontrollin e jetës sonë të përditshme, por shumica e asaj që bëjmë, nga ato që hamë, me ato që rrimë, nga mënyra se si ndihemi, ndikohet ndjeshëm nga ata përreth nesh në mediat sociale. Veprimet tona mund të ndryshojnë sjelljet, besimet, ëndrrat e njerëzve që nuk i kemi takuar kurrë. Në një mënyrë delikate, rrjetet sociale ndihmojnë në përhapjen e sjelljeve të ndryshme të cilat ndikojnë negativisht shëndetin mendor.

Rrjetet sociale mund të shkaktojnë zemërim dhe trishtim, pakënaqësi ndaj gjërave, një tjetër perceptim mbi lumturinë, dashurinë, altruizmin. Mund të shkaktojë ndjenja faji, lëndim, pritshmëri jorealiste në lidhje me jetën dhe miqësinë. Shumica e njerëzve ndihen të detyruar të kontrollojnë telefonin dhe e gjithë kjo shkakton ankth.

1

Është shumë e rëndësishme që në internet të përcaktoni funksionin tuaj. A është frymëzim pozitiv?  A i përdorni rrjetet sociale për të biseduar me një mik të vjetër, për të kontrolluar një e-mail? Apo keni nevojë për aprovim social, apo ndiheni vetëm, apo koha juaj është shumë e lirë? A përdorni media sociale për të vëzhguar jetën e njerëzve të tjerë, a po ju shkakton e gjithë kjo ankth? “A korrespondon kjo sjellje me llojin e personit që dëshiron të jesh?” Identifikoni atë që vlerësoni, kështu që ju mund të ridrejtoni zakonet tuaja për t’u përshtatur me atë. Pra, qëllimi është shumë i rëndësishëm pasi mediat sociale mund të ndikojnë ndjeshëm në përvojën tuaj. Sigurohuni që qëllimet tuaja të jenë në përputhje me atë që dëshironi të jetë përvoja juaj.

Një nga çështjet më problematike është krahasimin social. Është gjendje jo e mirë emocionale nëse një individ krahasohet vazhdimisht me gjithçka që sheh në rrjetet sociale, me gjithçka që të tjerët kanë apo bëjnë. Nëse ndiqni njerëz që ju bëjnë të ndiheni keq dhe ju rrisin dëshirën për të ndryshuar, nëse vetë-imazhi juaj do të ulet me kalimin e kohës atëherë është mirë që të përcaktoni qëllimin, kohën dhe funksionin tuaj në rrjetet sociale.

Është e rëndësishme gjithashtu që të mësoni të përballeni me problemet apo ndjenjat që do të donit të arratiseshit. “Kur e përdorni mendjen tuaj për të shkëputur nga mendimi, kurrë nuk mësoni se si mund ta trajtoni mendimin”.

Krahas ndikimeve negative rrjetet sociale kanë edhe efekte pozitive, ndihmojnë për të zënë miq të rinj, ndonjëherë rrisin empatinë, shërbejnë dhe si një lloj seance terapie në grup, ku dëgjoni apo lexoni eksperienca të cilat janë të njëjta me tuajat dhe në shumicën e rasteve ju ndihmojnë të kaloni gjendjen në të cilën ndodheni.

Media sociale lejon komunikimin e shpejtë pasi angazhimet në punë dhe familje ka bërë që koha të jetë e limituar dhe rrjetet sociale ofrojnë një shans për të komunikuar në një mënyrë të shpejtë dhe efikase. Një nga gjërat e mira në lidhje me mediat sociale është fuqia e saj për të sjellë botën deri tek ju, duke e bërë atë një vend më të vogël dhe më të njohur. Gjithashtu rrjetet sociale kanë lehtësuar shumë punën, marketingun, dhe njerëzit mund të informohen lehtësisht me gjithçka që dëshirojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top