Mendimet negative janë ngjitëse njësoj si një virozë. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën “Clinical Psychological Science”.
Pasi analizuan 103 çifte studentësh që jetonin së bashku, studiuesit zbuluan që 3 muaj bashkëjetese mjaftojnë për t’i ngjitur njëri-tjetrit perceptimin mbi “vulnerabilitetin” apo mendimet negative. Njerëzit e tillë zhvillojnë simptoma depresioni.
Sipas studimit, studentët, të cilët në tre muajt e parë të universitetit zhvillonin simptoma dobësie, kishin dyfishin e simptomave depresive pas 6 muajsh krahasuar me ata që nuk zhvillonin një dobësi të tillë. Para studimit mendohej që “dobësia konjitive individuale” nuk ndryshonte shumë me të kaluar mosha e adoleshencës, por rezultatet e studimit sugjerojnë që në momentet e stresit për shkak të ndryshimit, niveli i vulnerabilitetit konjitiv mund të modifikohet në mënyrë vendimtare sipas mënyrës së përballjes së stresit të njerëzve që na rrethojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.