Mirëqenie

October 9, 2020 | 8:12

Mendimi pozitiv, 5 këshilla për të gëzuar shpirtin tuaj

Ka raste kur ndihemi më të lodhur dhe të pamotivuar. Arsyet mund të jenë të shumta: ndryshimi sezonal, një ngjarje e trishtuar, një pikëllim, probleme financiare. Jeta përbëhet nga ulje-ngritje dhe ne e dimë se sa e paparashikueshme është. Ne nuk mund t’i shmangim momentet e ulëta, por mund të kthehemi shpejt në humor të mirë.

Ne nuk kemi mundësi të zbresim dhe të qëndrojmë në fund për një kohë të gjatë, ne duhet ta mbajmë me çdo kusht moralin tonë lartë sepse nga kjo varet cilësia e jetës sonë. Të qenit në humor të mirë na bën më të motivuar dhe përmirëson performancën tonë. Është një rreth vicioz dhe duhet të qëndrojmë me çdo kusht brenda tij.

Të qenit i trishtuar gjithashtu na bën të ndjehemi të lodhur. Përtacia, dëshira për të mos bërë asgjë, përgjumja janë efektet kryesore të një momenti trishtimi. Në vend të kësaj, mendoni se si ndryshon jeta juaj kur ndiheni të lumtur, si ndiheni kur ndjeni keqardhje ndaj dikujt, mënyrën tuaj të trajtimit të dietës, punës, trajnimit në palestër në varësi të humorit tuaj. Kur jeni me humor të mirë, a nuk është gjithçka më e lehtë dhe më e bukur?

Kjo është e drejtë dhe për këtë arsye ju kurrë nuk duhet të mërziteni. Nëse doni më të mirën për veten tuaj, duhet të jeni mirë. Kjo do të thotë që ju duhet të ushqeni mirëqenien tuaj psikofizike. Ja çfarë duhet të bësh.

5 mënyra për të gëzuar dhe përmirësuar mirëqenien tuaj psikofizike

  1. Hani atë që ju pëlqen

Ndaloni së drejtuari një jetë të privuar. Ndonjëherë përkëdheluni dhe shpërblehuni. Padyshim, për shëndetin tuaj, ju rekomandojmë që të ushqeheni mirë, të preferoni frutat dhe perimet dhe të shmangni ushqimet me yndyrë dhe të përpunuara. Por herë pas here gatuani pjatën tuaj të preferuar dhe gjithmonë mos harroni t’i jepni rëndësi mënyrës se si e paraqisni pjatën tuaj. Dekorojeni, shtoni ngjyra, kjo i shton kënaqësi ushqimit edhe nëse jemi duke shijuar një pjatë të lehtë.

  1. Qesh më shpesh

Kur ndiheni të dëshpëruar duhet ta detyroni veten të qeshë. Dilni me mikun tuaj shakatar, shikoni video qesharake ose filma që ju bëjnë të qeshni. Kur morali bie, ju mund ta “kuroni” atë me të qeshura! Sigurohuni që të përfshini në baza ditore diçka që ju sjell gëzim dhe humor të mirë, ne kemi shumë nevojë për të. Për shembull, në mëngjes kur hipni në makinë për të shkuar në punë, dëgjoni një radio që bën humor ose që tregon anekdota me humor.

  1. Mos harroni se vleni

Ju duhet të ushqeni egon tuaj dhe të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për vlerën tuaj. Njihni pikat tuaja të forta dhe përdorini ato. Kjo do t’ju ndihmojë të kini më shumë kontroll mbi jetën tuaj. Përmirësoni dhe korrigjoni çdo ditë veten, sa më shumë të dini aq më mirë do të ndiheni ju dhe gjendja shpirtërore.

  1. Ec, mos vrapo

Hap pas hapi, shkoni pa u ndalur. Kjo vlen edhe për palestrën. Nëse filloni të mendoni për përpjekjen që ju pret, dëshira për të shkuar në palestër zhduket. Hiqe nga mendja. Shkoni dhe bëjeni atë. Përdorni kohën tuaj për të shtuar ritmin. Nëse ndiheni dembel dhe të pamotivuar gjëja e parë që duhet të bëni është të dilni nga divani. Filloni, dilni sa më shpesh që të jetë e mundur dhe shijoni natyrën jashtë! Këto doza të vogla të vitaminave do t’ju ngrenë humorin.

  1. Përdorni hundën tuaj

Ka erëra dhe aroma që i bëjnë mirë humorit dhe na rrisin energjinë. Ajrosni shtëpinë tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje për të hequr qafe mikrobet dhe bakteret. Përdorni fuqinë e aromave që japin energji të tilla si livando, vaji i pemës së çajit, portokallit dhe limonit, për të rivendosur gjendjen tuaj të mirë shpirtërore.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top