FB

January 28, 2021 | 8:45

Mendimi pozitiv, shfrytëzojeni sa më mirë aureolën tuaj

E keni vënë re se disa persona që janë gjithmonë të zymtë, duket sikur gjithmonë i ndjek nga pas një re e zezë? Nuk është e rastësishme. Jeni një ndër ata njerëz që shpesh mendojnë se të gjitha të këqijat ju ndodhin vetëm ju? Ja se si ta eliminoni negativitetin në jetën tuaj në pak hapa të thjeshtë, duke ndryshuar aureolën tuaj nëpërmjet mendimit pozitiv.

Përse duhet menduar pozitivisht? Të gjithë jemi në kërkim të lumturisë, ta keni atë është e lehtë me mendimin pozitiv. Mjafton të ndiqni 3 këshillat e mëposhtme:

  1. Gjërat negative janë pengesa të vogla që duhen kaluar

Sa herë që një mik ju ka thënë jo, që punëdhënësi ka zgjedhur një tjetër koleg për një punë të caktuar, që një derë ju është përplasur në fytyrë, ju jeni bërë më i fortë, sepse keni gjetur i vetëm zgjidhjen e problemit. Çdo pengesë e kaluar është një fitore e vogël dhe një rritje e brendshme, e cila do t’ju ndihmojë ta vëzhgoni botën me sy të rinj. Do t’ju ketë ndodhur në jetë që një problem i vjetër, dikur i pakalueshëm, të duket tani lehtësisht i zgjidhshëm? Me siguri nga ky episod keni mësuar diçka. Ja, me këtë mendim pozitiv duhet t’i shikoni pengesat.

  1. Njerëzit që doni janë gjëja më e çmuar e jetës

Ia vlen gjithmonë të jetoni dhe të jeni të lumtur për njerëzit që janë rreth e rrotull jush dhe që ju duan pa masë. Përse ta shihni çdo gjë të zezë, kur keni pranë dikë që ju do dhe ju mbështet? Për këtë arsye, duhet të luftoni çdo ditë dhe të jeni pozitivë, duke vlerësuar gjërat e vogla dhe të bukura të jetës.

  1. Rrethohuni nga njerëz pozitivë

Kur mendoni se çdo gjë po shkon keq, mbështetja dhe ndihma e një njeriu pozitiv është pa dyshim e rëndësishme, në mënyrë që të përballoni sa më mirë vështirësitë. Një këndvështrim i ndryshëm nga ai juaji mund t’ju hapë sytë drejt horizonteve të reja dhe mund t’ju bëjë të kuptoni se nuk ka ardhur ende fundi i botës dhe gjithçka mund të zgjidhet në mënyrën më të mirë. E vërteta që nuk e dinit, është se një aureolë pozitive tërheq po ashtu të tjerë njerëz pozitivë.

Shiheni botën nga një këndvështrim pozitiv, krijoni një përqasje harmonike të drithërimave të trupit tuaj. Aureola juaj pozitive, e qartë, tërheq mirëqenie dhe ju ofron një rrugëdalje nga humori i keq dhe nga inati; fati i keq nuk ekziston, asgjë nuk ndodh rastësisht. Përmirësoni jetën, bëni plot shkëlqim aureolën tuaj, mendoni pozitivisht!

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top