Në fokus

August 30, 2017 | 11:08

Mendja dhe oqeani i stuhishëm

1

Suaminanda dhe nxënësi i tij Ranga ishin duke shëtitur në bregdetin e oqeanit. Ishte një ditë e ftohtë dhe era frynte fort mbi det, duke ngritur valë tepër të mëdha.

Pasi kishin përshkruar një copë rrugë, Suaminanda qëndroi, i hodhi një vështrim nxënësit të tij dhe pyeti:”Çfarë të kujton oqeani i trazuar?”

“Më kujton mendjen time dhe fluksin e mendimeve që gumëzhijnë pa pushim,” u përgjigj Ranga.

Mësuesi i tha:”Po, stuhia e oqeanit është si mendja, ku valët janë mendimet. Mendja është neutrale si vetë uji, nuk është as e mirë dhe as e keqe. Ashtu siç era ngre dallgët, dëshirat dhe frikërat prodhojnë mendimet.”

Nxënësi i tij Ranga tha:”Nuk do të doja kurrë të gjendem mbi një varkë në mes të oqeanit, në një stuhi të tillë”.

Mësuesi i tij Suamiananda ndërhyri dhe tha:”Në fakt, ti je atje gjatë gjithë kohës. Shumica e njerëzve janë në një varkë pa busull në mes të oqeanit të trazuar, edhe pse nuk e kuptojnë dhe perceptojnë këtë. Mendjet e shumicës së njerëzve nuk qetësohen kurrë. Mendime të gjitha llojeve vejnë e vijnë në mënyrë të vazhdueshme, duke trazuar mendjen njëlloj si valët e oqeanit.”

Ranga e ndërpreu dhe i tha:”S’ke nevojë të ma thuash këtë. Ky është shkaku përse jam me ju. Dua të qetësoj valët e mendjes time!”

Mësuesi e pa në sy nxënësin e tij, i buzëqeshi pak dhe i tha:”Ti s’mund ta qetësosh oqeanin duke mbajtur ujin dhe duke mos e lënë atë të lëvizë. Ajo që duhet të bësh patjetër është të ndalosh erën e cila përbëhet nga mendimet, dëshirat dhe frikërat. Mos lejo që ato të komandojnë jetën tënde. Mësohu ti kontrollosh duke kontroluar vëmendjen, kështu do të shohësh që oqeani i mendjes do të fillojë të qetësohet.”

“E si ta bëj këtë?!” pyeti nxënësi gjithë kureshtje.

Mësuesi pyeti:”Supozo që oqeani e ka të mundur ta shpërfillë erën, çfarë mund të ndodhte?”

“Valët mund të ndalen, ama askush s’mund ta ndalë dot erën!” tha nxënësi menjëherë.

Mësuesi e pa në sy me një buzëqeshje të mistershme dhe i tha:”E përse jo? Era, oqeani dhe mendimet janë të gjitha brenda në mendje. Kur ti arrin të kontrollosh mendjen, mund të kontrollosh gjithçka tjetër. Por, fillimisht të duhet të kontrollosh mendjen, gjë e cila do të thotë të kontrollosh vëmendjen fillimisht.”

“Po mjeshtër. Kjo është ajo që po përpiqem të bëj. Ju e përsërisni gjithmonë se kush kontrollon mendjen mund të kontrollojë dhe stuhinë. A arriti ta bëni ju diçka të tillë?” pyeti nxënësi.

Mësuesi iu përgjigj:”Fillimisht, mëso të qetësosh oqeanin e mendjes tënde, pastaj zbulon nëse mund të qetësosh oqeanin. Është më mirë të mësosh si të kontrollosh mendjen sesa të shijosh marifetet e mendjes. Kur të arrish të qetësosh mendjen, do të mund të qetësosh gjithçka tjetër.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top