FB

December 1, 2022 | 8:50

Mendja është mashtrim, ne duhet të dëgjojmë intuitën tonë!

A ju ka ndodhur ndonjëhere kur jeni duke folur me një person dhe papritur të mendoni diçka tjetër? Ose kur duhet të marrësh një vendim, por pastaj arsyeton, reflekton, vlerëson dhe ndryshon mendje, dhe në realitet zgjedhja e parë ishte e duhura?

Sipas një studimi nga Universiteti Drexelbotuar në revistën shkencore Thinking & Reasoning është provuar shkencërisht se gjetja e zgjidhjes së një problemi duke u mbështetur në intuitë na bën të bëjmë më pak gabime sesa një metodë më e arsyetuar.

 Sepse shpesh mendja na mashtron, sepse u përgjigjet modeleve, ligjeve dhe rregullave; nuk mund të dalë nga kufijtë. Intuita, nga ana tjetër, punon ndryshe dhe sigurisht, po ta dëgjonim më shumë, do të hasnim më pak probleme.

Sipas shkencës, intuita mund arsyetimin analitik

Armiku numër një i arsyetimit është koha

Ndërsa një analizë vazhdon hap pas hapi dhe për këtë arsye mund të formulojë njëprocedurë të tërë mbi një bazë të pasaktë, sepse është e nxituar, ose e paplotë, gjë që në mënyrë të pashmangshme do të çojë në gabim; Nga ana tjetër, intuita do të ishte e imunizuar ndaj këtij rreziku.

Ndërsa analiza është një proces i vetëdijshëm, intuita është fryt i mendjes së pavetëdijshme e cila, siç e dimë të gjithë, shpesh mbetet nën sipërfaqe dhe nuk manifestohet lehtë, me kusht që të keni gjetur zgjidhjen e DUHUR.

Me pak fjalë, nëse mendja e pavetëdijshme nuk mund të zgjidhë një problem me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, ajo është e heshtur në qoshen e saj. Prandaj intuita do të ishte më efektive: ndërsa mendja e vetëdijshme ndikohet nga ankthi dhe çon në nxitimin e një procesi që do të kërkonte më shumë kohë për t’u zhvilluar në mënyrë korrekte, mendja e pavetëdijshme nuk mund ta bëjë këtë: me të, është gjithçka ose asgjë.

 

 

 

Burimi/Eticamente

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top