FB

December 25, 2021 | 8:10

Mendoj se ka ardhur koha që të kuptojmë Krishtlindjen!

Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Jo, nuk është në shtëpitë dhe vendpushimet e skive! Nuk është në rrugët e shumë dekoruara dhe xhingla të ndryshme që i njohim prej kaq shumë vitesh! As në çantat plot me shumë pazar! Të gjitha këto na i morën! Apo nuk ishte kurrë e jona?

1

Krishtlindje është lindja e dashurisë, lulëzimi i shpresës për njeriun, vështrimi i sinqertë në tjetrin, eksternalizimi i emocioneve, përqafimi, qasja, perspektiva universale, fluturimi i shpirtit, hapja e zemrës, besimi në të nesërmen, buzëqeshja në buzë! 

Krishtlindja është, çdo ditë që na gjen gjallë dhe në gjendje të japim.

Krishtlindja është, çdo buzëqeshje që krijohet në fytyrën e tjetrit për shkakun tonë.

Krishtlindja është, çdo shpirt fëmije që ngrohet dhe rritet sepse ne jemi pranë tij.

Krishtlindje është çdo ditë që mësojmë të duam dhe të ndajmë dashurinë tonë.

Gëzuar!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top