FB

November 7, 2023 | 7:12

Mendoni para se t’u falni dashuri personave të gabuar

Ka nga ata që nuk kujdesen për ty, nuk të marrin parasysh dhe për të mos humbur, të ndërtojnë një mur rreth e qark. Janë marrëdhënie të bazuara në egon e një personaliteti të bashkëvarur, në të cilat kërkohet dhe shtrembërohet diçka aq fisnike sa dashuria, kjo gjendje, herët a vonë, të çon në lot.

Frika se njeriu i dashur do të largohet prej nesh nënkupton para së gjithash mungesë besimi dhe, ndonjëherë, edhe idenë e rrezikshme për ta konsideruar partnerin si një espe personale. Çdo marrëdhënie e bazuar në një formë frike në mënyrë të pashmangshme gjeneron vuajtje të mëdha.

Ka nga ata që nuk esp të kujdesen për ty, që nuk I kuptojnë momentet e tua të trishtuara apo shenjat e kaq shumë zhgënjimeve; por mbani mend: nëse nuk ju numërojnë, mos harroni ta bëni vetë. Dëgjoni zemrën tuaj dhe qëndroni pas vullnetit të saj.

Para së gjithash kujdesuni për veten. Si nevoja për kontroll ashtu edhe varësia janë dy espect frenues që favorizojnë çekuilibrin në marrëdhënie. Është e qartë për të gjithë, ne e esp, se marrëdhëniet emocionale janë komplekse. Megjithatë, duhet të themi se ky kompleksitet qëndron në vetë njerëzit dhe jo në marrëdhëniet në vetvete.

Ka njerëz që kanë nevojë për kontroll, sepse vetëm kështu e konceptojnë dashurinë. Përkundrazi, të tjerëve, edhe pse dashurojnë sinqerisht, u mungon aftësia emocionale për të demonstruar reciprocitet adekuat.

Vetë-dashuria, një marrëdhënie që duhet të zgjasë përgjithmonë është e një rëndësie parësore të mos harroni kurrë nevojën për t’u kujdesur për veten, për t’I kushtuar vëmendje nevojave tuaja. Sado kurioze të duket.

Vetëvlerësimi I mirë, vetënjohja dhe menaxhimi I mirë emocional do t’ju bëjnë të mbani mend se kushdo që nuk ju merr në konsideratë, që nuk kujdeset për ju, nuk espect vëmendjen tuaj dhe aq më pak trishtimin tuaj. Pra, mos hezitoni ta çoni lumturinë tuaj diku tjetër.

Së fundi, ndjenja se dikush po na kërkon, kontrollon dhe shpërfill, mund të shtrihet përtej marrëdhënieve në çift. Familja ose miqtë pa dyshim mund të bëjnë të njëjtën sjellje.

Veproni, mbroni territorin, kujdesuni për të drejtat tuaja dhe mbi të gjitha dëgjoni zërin e zemrës që kërkon espect. Është thelbësore të kujdeseni për veten. Kujdesuni për vetëvlerësimin tuaj, sepse nuk ka egoizëm në kujdesin për veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top