FB

May 16, 2023 | 7:20

Mendoni për veten tuaj dhe mos kini frikë nga ajo që të tjerët mendojnë për ju

Shumë here ju keni ndaluar së bëri atë që dëshironi sepse keni frikë nga ajo që të tjerët mendojnë për ju. Ju mendoni se duhet të bëni atë që ata presin dhe se duhet të përmbushni pritshmëritë e tyre, përndryshe, do të humbni miratimin e tyre.

Mendo për veten, harro çfarë mendojnë të tjerët për ty

Ka ardhur koha të mendoni për veten tuaj, për atë që ju pëlqen vërtet dhe çfarë ju intereson. Ju duhet ta udhëheqni jetën tuaj në mënyrë të pavarur, duhet të bëni atë që dëshironi pa u ndikuar nga ajo që mendojnë të tjerët. Jeta juaj ju përket juve, si dhe veprimet tuaja. Ju duhet të filloni të mendoni për veten tuaj, për atë që dëshironi, dhe pastaj duhet ta bëni atë.

Megjithatë, mund të ndiheni të frikësuar ta bëni këtë, sepse gjithmonë keni bërë gjithçka për të fituar miratimin e të tjerëve. Ju duhet të dilni nga ajo zonë, të zhvendoseni në vende të reja, të eksploroni potencialin tuaj të plotë. Ti mund ta bësh, ti mund t’ia dalësh.

Njerez frymezues

Ju nuk keni nevojë të ndryshoni rrethin tuaj të miqve. Miqtë tuaj të rinj do të integrohen në jetën tuaj dhe ju gjithashtu do të mbani miqtë tuaj të vërtetë. Nga ana tjetër, ata që janë gjithmonë të gatshëm të shohin negativitetin dhe të vënë në dyshim atë që po përpiqeni të bëni, do të largohen. Veproni sipas kritereve tuaja dhe mjedisi juaj i ri do t’ju shoqërojë dhe inkurajojë.

Vetëm ata njerëz që ju mbështesin dhe besojnë në ju duhet të mbeten në jetën tuaj. Megjithatë, mund të ketë raste kur ndiheni vetëm ose të pashoqëruar. Mos u shqetësoni, gradualisht do të përshtateni. Ju mund të keni më pak miq, por ata do të vlejnë shumë më tepër.

Flisni për planet tuaja

Për të kapërcyer frikën nga ajo që mendojnë të tjerët dhe nga mosmiratimi i tyre, duhet të filloni të flisni për planet tuaja. Për shembull, mund të dëshironi t’u tregoni një grushti miqsh për dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Duke folur me ta, do të jeni në gjendje të organizoni planet dhe idetë tuaja. Do të ndiheni të sigurt në veten tuaj dhe do të jeni në gjendje të filloni rrugën tuaj të re pa asnjë frikë.

Përgatituni për problemet me të cilat do të përballeni

Është e pashmangshme që jo gjithçka do të jetë e thjeshtë dhe do të gjeni pengesa gjatë rrugës tuaj. Megjithatë, ju duhet të besoni në veten tuaj dhe të kërkoni forcën e nevojshme për të ecur përpara . Njerëzit në mjedisin tuaj shpesh nuk e kuptojnë atë që bëni pa marrë parasysh sa e shpjegoni atë, ndaj injorojini ata.

Ajo që ka më shumë rëndësi për ju jeni ju. I vetmi person që duhet të kënaqësh është vetvetja. Mendoni me kujdes për qëllimin tuaj dhe planifikoni rrugën që duhet të ndiqni për të arritur ëndrrën tuaj. Gjithmonë mbani mend, ju jeni ai që vendosni se kush e ndan jetën tuaj, kështu që zgjidhni ata njerëz që do të jenë të mirë për ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top