Vjeshtë. Mëngjeset janë të ftohta, dita është e ngrohtë dhe ne kemi nevojë për veshje në të cilat do të ndihemi rehat gjatë gjithë ditës.
Ideale është zgjedhja e një fustani treçereksh me lule. Avantazhi i kësaj veshje është se ajo mund të kombinohet me një xhaketë xhins apo jelek, çizme ose të sheshta.
Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një fustan me lule, me mëngë të gjata, të materialit të butë dhe të rehatshme. Printimet me lule janë një trend që vazhdon prej verës dhe në sezonin e ftohtë. Për ditët e vjeshtës ju mund të zgjidhni modele në një ngjyrë të errët ose ngjyra të ndezura që do të shndrijnë ditët tuaja në vjeshtë.
Çfarëdo që ju të zgjidhni, fustanet nën gju janë vërtetë fantastike për periudhën kalimtare. Shih sugjerimet tona!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.