FB

June 4, 2021 | 9:20

Mënyra e duhur se si t’i lani luleshtrydhet që të ushqeheni shëndetshëm

Sezoni i luleshtrydheve, ndër frutat më të dashura të fëmijëve, më në fund ka mbërritur.

luleshtrydhe

Por për t’u siguruar që po përgatisni sallata të shëndetshme me fruta, është thelbësore t’i kushtoni vëmendje kohës së larjes. Në fakt, larja e luleshtrydheve ju lejon të eliminoni çdo lloj mbetjeje që është potencialisht e dëmshme për organizmin tuaj.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për eliminimin e pesticideve dhe të parazitëve:

Kushtojini vëmendje momentit të blerjes, në mënyrë që të zgjidhni fruta organike. Njëkohësisht duhet që të verifikohet origjina e frutit, si dhe të lexohet me kujdes etiketa përshkruese.

Përpara se t’i shërbeni duhet të dini se për larjen e tyre nuk mjafton vetëm uji. Për të zvogëluar ngarkesën e pesticideve dhe për të eliminuar çdo parazit të pranishëm, duhet t’i lini luleshtrydhet të zhytura në një enë me ujë për 15 minuta dhe në të shtoni edhe pak sodë buke.

Një mënyrë tjetër për pastrimin e çdo mbetjeje është dhe dezinfektimi me uthull ose verë të kuqe, e cila duhet të jetë e holluar me dy gota ujë.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top