Mirëqenie

November 15, 2018 | 10:25

Mënyra më e lehtë dhe më efektive për lehtësimin e stresit

Nëse ndiheni të stresuar, marrja erë e këmishës apo bluzës së njeriut tuaj të zemrës, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar, tregon një studim i ri. Studiuesit nga Universiteti i British Kolumbias (UBC), zbuluan se marrja erë njërës nga veshjet e partnerit në një çift, shoqërohej me nivele më të ulëta të hormonit të stresit, kortizolit, në gjakun e grave, sipas një studimi të botuar këtë vit në “Journal of Personality and Social Psycology”.

“Shumë njerëz veshin bluzën e partnerit të tyre, ose flenë në anën e partnerit të tyre kur partneri i tyre nuk është në shtëpi, por mund të mos e kuptojnë se përse sillen në këtë mënyrë” – tha në një deklaratë Marlis Hofer, autore e studimit, e sapodiplomuar në Departamentin e Psikologjisë në UBC.

“Gjetjet tona sugjerojnë, se aroma e një partneri, madje edhe pa praninë e tij fizike, mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në zvogëlimin e stresit”. Studiuesit përfshinë në studim 96 burra dhe gra. Burrave iu kërkua të veshin bluza për 24 orë, pa përdorur asnjë deodorant.

Atyre iu kërkua gjithashtu të mos pinë duhan dhe të hanë vetëm ushqime që nuk do të ndikonin në aromën e trupit të tyre. Pasi bluzat u veshën për një ditë, ato u ngrinë në frigorifer për të ruajtur erërat e tyre. Më pas, grave iu dhanë dy bluza për t’u marrë erë: një bluzë të paveshur dhe një tjetër që i përkiste ose një të huaji ose partnerit të gruas.

Tek të dyja grupet, grave nuk ia tregua nëse bluzat ishin veshur, dhe kush i kishte veshur. Gratë priren të kenë një ndjenjë më të mirë të nuhatjes sesa meshkujt, prandaj u përzgjodhën në studim, thanë hulumtuesit. Pas nuhatjes së dy këmishave, gratë morën pjesë në një intervistë të rreme pune, dhe iu dha një detyrë e vështirë matematikore; kjo për të rritur nivelet e tyre të stresit.

Për të matur stresin, hulumtuesit i pyetën gratë se sa të stresuara u ndjenë, dhe mblodhën mostrat e pështymës për të matur nivelet e kortizolit. Në eksperiment, gratë që morën një bluzë të veshur nga partnerët e tyre, në vend të një tjetri të panjohur, kishin nivele më të ulëta të kortizolit, zbuluan studiuesit.

Ndër gratë që morën këmishën e partnerit të tyre, plus një këmishë të padëshiruar, marrja erë e bluzave të partnerëve, ishte e lidhur me një ulje të konsiderueshme të nivelit të kortizolit, krahasuar me nuhatjen e këmishave të personave të huaj apo bluzave të paveshura.

Përveç kësaj, gratë që u merrnin erë bluzave të partnerëve të tyre, thanë se ndjeheshin më pak të stresuara si para dhe pas intervistës dhe testit të matematikës, thanë hulumtuesit. Për më tepër, efekti ishte më i madh tek gratë që pranonin se aromat u përkisnin partnerëve të tyre, duke sugjeruar se përfitimet nga nuhatja e aromës së personit të zemrës, janë më të forta kur gratë e dinë se çfarë po nuhasin, sipas studimit.

Ndërkohë, nuhatja e një bluze të një personi të huaj kishte efektin e kundërt: solli nivele më të larta të kortizolit gjatë gjithë testit të stresit, krahasuar me nuhatjen e një bluze të paveshur, u shprehën studiuesit.

“Që në moshë të re, njerëzit kanë frikë nga të huajt, sidomos nga meshkujt e çuditshëm, prandaj është e mundur që një aromë e çuditshme mashkullore, të shkaktojë reagimin “lufto ose ik”, gjë që çon një nivel të rritur të kortizolit”-tha Hofer në deklaratë. “Kjo mund të ndodhë edhe nëse personi nuk është plotësisht në dijeni të saj.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top