Prindërit gjithmonë përpiqen për më të mirën për foshnjat e tyre dhe kryesorja për ta është qetësia. Por si mund ta qetësoni një fëmijë dhe t’i krijoni një gjendje rehatie?!
Sipas ekspertëve, përqafimet, puthjet, përkëdheljet dhe e folura lehtë dhe ëmbël nga prindërit, është një mënyrë fantastike për ta qetësuar foshnjën dhe për ta bërë të ndihet mirë. E qara e fëmijës shpreh emocionet dhe ndjenjat e tij dhe prindërit gjithnjë duhet të tentojnë të kuptojnë atë që ata kërkojnë përmes të qarës.
Në momentin që prindi arrin që të kuptojë llojin e të qarës me nevojën specifike të foshnjës, qetësimi do të jetë shumë herë më i lehtë dhe më i shpejtë. Ndaj është shumë e rëndësishme vigjilenca për të kuptuar llojet e të qarës me nevojën e caktuar.
Por ajo që prindërit nuk duhet të harrojnë, përgjatë viteve të para të fëmijës së tyre, është se ata e kuptojnë shumë mirë gjendjen emocionale të tyre. Është shumë e nevojshme për qetësinë e fëmijës që prindërit të jetë po aq të qetë dhe në harmoni me njëri – tjetrin.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.