Mirëqenie

February 4, 2020 | 10:49

Ushqimet që ulin rrezikun e zhvillimit të demencës dhe Alzheimerit

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje mes ushqimit dhe pijeve të pasura në flavanol dhe luftimit të demencës. Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim i ri i publikuar në “Neurologjia”, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

Specifikisht, studiuesit analizuan flavonolet antioksidante, që janë përbërje fitokimikale të gjendura në pigmentet e bimëve dhe janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore. Ata zbuluan se “personat që hanë apo pinë më shumë ushqime me flavonole antioksidante, që gjendet në pothuajse të gjitha frutat dhe perimet si dhe në çaj, mund të kenë më pak gjasa për të zhvilluar demencë dhe Alzheimer vite më vonë.

“Nevojiten dhe më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate, por këto janë gjetje shumë premtuese. Ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe pirja e më shumë çaji, mund të jenë mënyra të lehta që njerëzit të luftojnë demencën dhe Alzheimerin. Me rritjen e shpejtësisë së plakjes së popullsisë në të gjithë botën, çdo ulje e numrit të njerëzve me këtë sëmundje, apo dhe vetëm vonimi i saj për disa vite, mund të ketë një efekt shumë të madh pozitiv në shëndetin publik”, u shpreh autori i studimit, dr. Thomas M. Holland, nga Universiteti i Çikagos.

Studimi filloi me një grup prej 921 njerëzish, me një moshë mesatare 81 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk kishin Alzheimer apo demencë në fillim të studimit. Çdo vit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor me pyetje rreth shpeshtësisë me të cilën hanin ushqime të caktuara. Pyetje të tjera ishin rreth aktivitetit fizik dhe aktiviteteve angazhuese mendore, si leximi apo lojërat.

Çdo vit, pjesëmarrësit në studim u testuan për të kontrolluar për demencën dhe Alzheimerin. Për 6 vite, 220 nga pjesëmarrësit e kishin zhvilluar këtë problem shëndetësor. Studiuesit determinuan se sa flavonol kishte në dietën e secilit person dhe i ndau ata në pesë grupe, bazuar në sasinë që konsumonin.

Sipas Akademisë: Studimi zbuloi se personat në grupin me sasi më të lartë kishin 48% më pak gjasa që të zhvillonin demencë dhe Alzheimer, krahasuar me personat në grupin me sasinë më të vogël. Kjo dhe pasi u përjashtuan faktorët demografikë, gjenetikë dhe mënyra e jetesës. Nga 186 personat në grupin me sasinë më të madhe të marrjes së flavonolit, 28 prej tyre, apo 15% zhvilluan demencë dhe Alzheimer, krahasuar me 54 persona, apo 30%, nga 182 personat në grupin me sasinë më të ulët.

Studiuesit morën në konsideratë dhe faktorë të tjerë risk si diabeti, ataket e mëparshme kardiake, goditjet cerebrale dhe tensionin e lartë të gjakut, por rezultatet mbetën të njëjta.

Për studimin, u panë katër përbërës të ndryshëm të flavonolit:

Ushqimet që përmbanin isorhamnetinë:

Dardhat

Vaji i ullirit

Vera

Salca e domates

Ushqimet që përmbanin kaempferol:

Lakër jeshile

Fasule

Çaj

Spinaq

Brokoli

Ushqimet që përmbanin myricetinë:

Çaj

Verë

Lakër jeshile

Portokalle

Domate

Pjesëmarrësit që merrnin më shumë isorhamnetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencë dhe Alzheimer. Ata me më shumë kaempferol kishin 51% më pak gjasa për të zhvilluar demencë dhe ata me më shumë myricetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencë. Përbërësi i katërt ishte quercetina, për të cilin nuk u gjetën lidhje me një risk më të ulët për zhvillimin e demencës.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top