Gërhitja është një nga zakonet më irrituese të gjumit. Jo vetëm që prek cilësinë e gjumit, por mbani zgjuar dhe partnerin. Por a ka një kurë për këtë?
Dr. Andrew Thornber, thotë se çelësi është ndryshimi i stilit të jetës. Këto janë këshillat për të ndaluar gërhitjen në mënyrë natyrale.
- Shmangni alkoolin dhe duhanin
Të pish para se të flesh të shton më shumë të gërhiturat. Edhe duhani gjithashtu, irriton membranën e hundës dhe fytit, duke bllokuar rrugët e ajrit.
- Humbni pak peshë
Nëse jeni pak mbipeshë, atëherë indet e qafës bëhen të rëndë dhe gërhisni më shumë. Duke humbur pak peshë edhe indet e qafës hollohen dhe ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.
- Mbajeni dhomën të lagësht
Ajri i thatë nuk ndihmon as hundën e as fytin, kështu që mbajeni dritaren pak të hapur.
- Provoni shiritat e hundës
Shiritat ndihmojnë në hapjen e hundës, të ndihmon të marrësh frymë më lehtë dhe të lehtësosh të gërhiturat.
- Përdorni produkte me mente
Masazhoni pak vaj menteje përreth hundës dhe ju ndihmon të hapni vrimat e hundës për të marrë frymë më mirë.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.