FB

December 8, 2022 | 7:45

Mënyra se si flini mund të shkaktojë dhimbje në qafë dhe shpinë

Në përgjithësi, kur zgjoheni me dhimbje në qafë, ose jastëku juaj nuk është i duhuri për ju ose pozicioni në të cilin flini po e rëndon qafën, ose dhe të dyja.

Pozicionet e gjumit ndikojnë në zgjedhjen e jastëkëve

Në përgjithësi, gjumi në shpinë ose në krah është më i miri për të parandaluar dhimbjen e qafës ose shpinës, thonë ekspertët, pasi të dyja pozicionet ndihmojnë në ruajtjen e kthesave natyrale të shtyllës kurrizore.

Shpina është më e mira: Pozicioni ideal është të flini në shpinë në një jastëk që lejon qafën tuaj të pozicionohet në mënyrë që të shikoni drejt në tavan.

Ata që flenë në shpinë duhet gjithashtu të përpiqen të flenë me duart anash. Pasi sipas një studim në vitin 2017 zbuloi se gjumi me një dorë lart nga koka rrit ndjeshëm dhimbjen e qafës dhe shpatullave të një personi.

Nëse flini në shpinë, provoni të përdorni një jastëk të fortë ose një mbështjellës nën gjunjë shtojnë ekspertët pasi kjo mund të ndihmojë në lëvizjen e rrjedhës së gjakut për të shmangur dhimbjen e shpinës nëse gjunjët tuaj janë pak të përkulur ndërsa flini.

Pozicioni anash: Fjetja në anën tuaj është në rregull për sa kohë që mbani kokën dhe qafën në një linjë me pjesën tjetër të trupit . Për ta bërë këtë, do t’ju duhet jastëku i duhur.

Një studim i vitit 2010 zbuloi se njerëzit që flinin mbi jastëkë me pupla zgjoheshin shumë më shpesh sesa ata që flinin në jastëkë normal, duke prishur kështu cilësinë e gjumit të tyre. Dasgupta sugjeron që gjumëtarët të zgjedhin një jastëk të fortë që do të stabilizojë qafën gjatë gjumit.

“Nëse bëni një gjumë anësor, mund të mendosh se një jastëk i fortë mund të të dëmtojë qafën, por zakonisht është një jastëk shumë i butë që të bën të zgjohesh me dhimbje ,” tha Dasgupta. “Do të ketë një hendek midis kokës dhe dyshekut, kështu që jastëku juaj duhet të shërbejë si mbushës.”

Gjumi me bark

Gjumi në bark e detyron qafën tuaj të anohet në njërën anë për një periudhë të gjatë kohore dhe detyron pjesën e poshtme të shpinës të harkohet nga brenda për shkak të gravitetit, duke çuar në dhimbje në qafë dhe shpinë.

Njerëzit që flenë me bark duhet të bëjnë çmos që të kalojnë në gjumë anash ose shpinës, sugjerojnë ekspertët. Provoni një jastëk që është projektuar veçanërisht për të mbajtur qafën tuaj në vend. Mblidhni jastëkë të fortë, peshqirë banjoje ose batanije të mbështjellë, ose një jastëk të gjatë trupi në të dyja anët e trupit për t’ju mbajtur të mos rrotulloheni në stomak gjatë gjumit.

 

 

 

Burimi/CNN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top