Këshilla & Arsye

December 18, 2017 | 10:47

Mënyra se si i trajtoni gabimet tuaja ndikon në potencialin e rritjes

“Nuk isha unë” është një frazë e zakonshme tek fëmijët sapo ata mësojnë të kuptojnë se kur bëjnë një gabim, ndëshkohen, por për disa arsye të çuditshme, disa njerëz vazhdojnë ta përsërisin këtë fjali edhe si të rritur.

1

Ndoshta ata nuk e përsërisin me zë të lartë, por vazhdojnë t’i japin jehonë në mendjen e tyre: “Nuk është faji im, është faji i të tjerëve”.

Problemi është se në qoftë se mohohet gabimi ka më shumë gjasa të shmangni pasojat, dhe është po aq e vërtetë se duke u sjellë kështu ju pengoni rritjen tuaj. Çdo gabim sjell me vete farën e të mësuarit, por për të bërë “mbirjen” është e nevojshme të merreni me gabimet e kryera.

3 mënyra për t’u marrë me gabimet që ju pengojnë të rriteni:

Një studim shumë interesant i kryer në universitetet e Nju Jorkut dhe Kalifornisë zbuloi se mënyra se si supozojmë gabimet tona është e lidhur ngushtë me personalitetin dhe potencialin tonë të rritjes.

Këta psikologë kanë analizuar mijëra njerëz për të identifikuar llojet e personalitetit që mbizotërojnë në reagimin ndaj gabimeve. Kështu ata arritin në përfundimin se 70% e popullsisë mund të ndahet në tre grupe kryesore:

  1. Faji është i të tjerëve

Këta njerëz vazhdojnë të përsërisin shprehjen që përdorën si fëmijë: “Nuk isha unë”. Kur bëjnë një gabim ata përpiqen të shkarkojnë përgjegjësinë te dikush tjetër. Natyrisht, këta njerëz nuk mund të mësojnë nga gabimet e tyre, thjesht sepse nuk i njohin dhe nuk janë mjaft të pjekur. Ata priren të vënë veten në mbrojtje në fytyrën e çdo përpjekje për kritika, madje edhe konstruktive, dhe shpesh sillen si viktima

  1. Gabim. Cili gabim? Asgjë nuk ndodhi kështu

Këta janë njerëz që mohojnë ekzistencën e gabimeve, shpesh i zemërojnë të tjerët. Ky person, edhe kur përballet me prova, jo vetëm që do ta mohojë përfshirjen e tij në këtë çështje, por do të përpiqet të na bindë se asgjë nuk ka ndodhur. Kjo mënyrë e trajtimit të gabimit do të thotë që personi pret të falet për gjithçka që ai bën dhe nuk është i gatshëm të njohë gabimet e tij dhe dëmin që mund t’i shkaktojë të tjerëve. Natyrisht, duke supozuar këtë qëndrim është e pamundur që ju të mësoni nga gabimet tuaja dhe t’i korrigjoni ato.

  1. Faji është imi

Këta njerëz marrin një qëndrim diametralisht të kundërt: ata bëjnë një “mea culpa” me problemin më të vogël. Çështja është që ata shpesh fajësojnë veten për gjithçka që ndodh dhe gjithashtu mund të marrin përsipër përgjegjësi që nuk u përkasin atyre. Megjithatë, këta njerëz gjithashtu mësojnë shumë nga gabimet e tyre, pasi ata automatikisht e pranojnë përgjegjësinë, për shkak të fajit të brendshëm, që ndoshta është ngulitur në fëmijëri.

Gabimi është një mundësi për të mësuar: Ju vendosni nëse do të përfitoni nga kjo apo jo

Shumica e njerëzve nuk i njohin gabimet e tyre për shkak të frikës apo turpit, ose për shkak se kjo i bën ata të ndihen të dobët dhe të paaftë. Kjo ndodh për shkak se shoqëria jonë ka rrethuar gabimet me një perceptim negativ, duke na bërë të besojmë se njerëzit inteligjentë, kompetentë dhe të aftë nuk gabojnë kurrë

Por gabimet janë pjesë e jetës dhe ofrojnë mësime që na lejojnë të përmirësohemi si njerëz, por vetëm nëse ne jemi në gjendje t’i njohim ato dhe të gatshëm t’i korrigjojmë.  Konfuci shprehej “njeriu që ka bërë një gabim dhe nuk e korrigjon atë, bën një gabim tjetër edhe më të madh”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top