Lumturia dhe trishtimi janë dy nga emocionet kryesore që na shoqërojnë gjatë jetës. Përjetimi i këtyre emocioneve ndryshon nga një person te tjetri.
Për shumë persona këto dy ndjenja nuk shprehen domosdoshmërisht me lot apo duke qeshur.
Mënyra se si i shprehim emocionet që përjetojmë tregon dhe nga cila sëmundje mund të vuajmë.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën Medical News mënyra se si në shprehim emocionet vizualisht dhe në mënyrë verbale mund të tregojë nëse ne vuajmë një nga sëmundjet si, autizëm, çrregullimi psikik, skizofrenia dhe depresioni.
Sipas terapistit Deb Smith, personat që vuajnë nga skizofrenia kanë një tendencë të mos marrin kënaqësi nga aktivitetet e ndryshme, të tregohen të ftohtë me njerëzit. Ndërsa emocionet negative i përjetojnë në mënyrën më ekstreme të mundshme.
Personat me autizëm, sipas Smithkanë vështirësi në komunikim dhe mënyrën se si të shprehin emocionet që ndjejnë.
Ndërsa, personat që vuajnë nga depresioni e kanë shumë të vështirë të lumturohen dhe çdo ndjesi e mirë e përjetuar për ta mbaron shpejt, pasi shohin gjithmonë anën negative të gjërave.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.