Imagjinata: E vetmja fjalë që duket sikur shkëlqen dhe sjell në mendje një energji dhe spontanitet fëmijëror . Si prindër, duhet të nxisni imagjinatën e fëmijëve – por koha e pamjaftueshme nuk lë vend për krijimtarinë që nuk është e lidhur me produktivitetin.
Ekspertët e zhvillimit të fëmijëve unanimisht pranojnë përfitimet e një imagjinate të shëndetshme. Një fëmijë me një imagjinatë të mirë është më i lumtur dhe më i vëmendshëm, më i aftë për t’u përballur me jetën dhe ka më shumë gjasa të përshtatet më mirë si i rritur.
Imagjinata lejon fëmijët të zhvillojnë forca të krijimtarisë, që do të thotë se të rritur do të jenë individë krijues.
Tregoni histori
Ju nuk keni nevojë për një libër të ilustruar bukur, nuk keni nevojë për një video. Është lidhja prind- fëmijë, mjaton t’u tregoni histori. Kështu përçohet mençuria nga brezi i vjetër tek brezi i ardhshëm. Tregimi mund të jetë gurthemeli i zhvillimit imagjinativ, dhe duke e bërë atë mirë dhe në mënyra të ndryshme është diçka që mund ta bëni pothuajse çdo ditë – edhe për pak momente.
Bëni art
Vizatoni, ndërtoni, gdhendni. Përvojat e prekshme janë të rëndësishme.
Përdorni materiale natyrale
Mbajtja e fëmijëve në kontakt me objekte nga natyra, në thelb, frymëzon imagjinatën e tyre.
Hapësira e brendshme
Prindërit duhet t’i mbajnë veçanërisht fëmijët e vegjël larg nga mbingarkesa e imazheve të mediave. Ne duhet t’i lëmë fëmijët me mjaft hapësirë të brendshme për të krijuar fotot e tyre, vizionin e tyre. Ajo që ndodh shumë shpesh është se ne nuk po i kthejmë fëmijët në krijues, ne jemi duke i kthyer ata në konsumatorë.
Aktivitetet
Ju mund të bëni sa më shumë gjëra për të nxitur imagjinatën e fëmijës suaj.
-Mblidhni një kuti me sende shtëpiake të ndryshme – një sitë, një kuti këpucësh, gota letre, një elektrik dore, çfarëdo që mund të mendoni se nuk është e mprehtë – dhe fëmija juaj të krijojë një shfaqje kukullash duke përdorur këto objekte si “kukulla”. ” Ju do të mbeteni të habitur nga krijesat dhe personazhet që krijojn fëmija.
-Fotografi -Zbrazni sirtarët tuaj nga fotografitë e vjetra – ato ku dikush i ka sytë mbyllur ose kishte flokët keq – lejojeni fëmijën t’i presë në copa të ndryshme. Pastaj nxirrni disa ngjitës, shënjues, dhe e ktheni fytyrën e humbur dhe pjesët e trupit në njerëz të rinj, ose krijoni një pamje tjetër.
-Dilni në natyrë-Merrni një qese letre dhe dilni në një shëtitje me fëmijën tuaj. Mundohuni të mblidhni të paktën 10 objekte natyrore, jo më shumë se një nga çdo gjë. Kur të shkoni në shtëpi, fëmija juaj duhet të bëjë një histori nga objektet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.