Rutina e kujdesit të lëkurës duhet të bazohet pikërisht në tipin e lëkurës dhe produktet për të cilat ka nevojë një vajzë me lëkurë normale, nuk do të ishin të përshtatshme për tipin e lëkurës së yndyrshme. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të përcaktohet mënyra e duhur se si duhet ta lani fytyrën kur nuk jeni të sigurt për llojin e lëkurës që keni.
Ekzistojnë katër kategori kryesore të llojeve të lëkurës: e thatë, e yndyrshme, mikse dhe normale.
Lëkura normale
Prioriteti juaj është që të ruani nivelet e lagështisë në lëkurë dhe të siguroheni se lëkura të mbetet e hidratuar. Duke përdorur një pastrues të butë, një krem hidratues të lehtë dhe krem mbrojtës spf në mënyrë të rregullt ju do të keni një lëkurë që do t’jua kenë zili të gjithë
Lëkurë të thatë
Ju nevojitet një pastrues i butë që nuk do të eliminojë lagështinë e lëkurës. Një krem hidratues i thjeshtë nuk do të ishte mjaftueshëm, pasi lëkura e thatë ka nevojë për serume hidratuese dhe hidratantë me përmbajtje vajore ose gjalpë shea. Shmangni produktet me bazë alkooli.
Lëkurë e yndyrshme
Përdorni krem hidratues të lehtë dhe produkte eksfoljuese të paktën dy herë në javë. Njerëzit shpesh supozojnë se lëkura e yndyrshme nuk ka nevojë të hidratohet, por ky është një mit.
Lëkurë mikse
Përdorni një pastrues të butë për të balancuar prodhimin e yndyrës së tepërt dhe për të parandaluar irritimin e mëtejshëm.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.