Mirëqenie

April 7, 2018 | 13:57

Mjaftojnë 10 minuta aktivitet në javë, për të qenë të lumtur

Një nga çelësat e lumturisë? Lëviz, ji aktiv. Mjafton edhe një ndryshim i vogël, si për shembull të bësh ushtrime fizike një ditë në javë ose t’i dedikosh qoftë edhe 10 minuta në harkun 7-ditor për të vëzhguar një rritje në nivelin e lumturisë. Për të nxjerrë në pah këtë është një studim i Universitetit të Miçiganit, botuar në Journal of Happiness Studies.

Ekspertët e fizioterapisë, Weiyun Chen dhe Zhanjia Zhang, kanë shqyrtuar 23 hulumtime mbi lumturinë dhe aktivitetin fizik, pesëmbëdhjetë lloje vëzhgimi (në të cilat ne kufizohemi për të vëzhguar atë që ndodh) dhe tetë të tipit intervenues (në të cilin ka në vend një lloj ndërhyrjeje). Në studim janë përfshirë grupe të ndryshme: disa të rinj, të moshuar dhe gjithashtu dhe grupe të caktuara të njerëzish, siç janë gratë që vuajnë nga kanceri i mitrës.

“Rezultatet tona sugjerojnë se frekuenca dhe vëllimi i aktivitetit fizik janë faktorë thelbësorë në marrëdhëniet midis kësaj të fundit dhe lumturisë”, thekson Chen.

“Akoma më e rëndësishme, edhe një ndryshim i vogël e bën dallimin”. Ekzaminimi i studimeve gjithashtu sugjeron, në lidhje me kohëzgjatjen e ushtrimit, ekzistencën e një lloj ‘efekti të pragut’ përtej të cilit niveli i lumturisë duket të mbetet i njëjtë: disa studime në fakt kanë gjetur se nivelet e pozitivitetit ishin e njëjta gjë nëse njerëzit praktikojnë 150-300 minuta në javë apo nëse praktikojnë më shumë se 300 minuta.

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top