Parazitët e zorrëve ose të njohur ndryshe si krimbat e zorrëve, janë krimba të bardhë e të vegjël, të cilët infektojnë organizmin.
Këta parazitë janë shumë të zakonshëm dhe prekin pothuajse gjysmën e fëmijëve nën 10 vjeç. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.
Dy arsyet kryesore të shfaqjes së tyre janë mungesa e higjienës, si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet dhe kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave.
Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e organit gjenital, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin.
Përveç trajtimit mjekësor, mund t’i luftoni parazitët me këto ushqime:
Farat e kungullit
Ato përmbajnë aminoacide, acide yndyrore, vitamina dhe minerale që kanë aftësi të lokalizojnë parazitët dhe t’i shkatërrojnë ato.
Qitro
Qitroja përmban ushqyes me veti anti-bakteriale që shkatërrojnë parazitët e zorrëve.
Hithra
Duhet të zieni hithrën dhe filtroni lëngun e saj. Këtë lëng bashkojeni me hudhra të shtypura. Duhet që fëmija juaj të pijë nga një lugë çdo mëngjes e çdo mbrëmje pak para se të flejë gjumë.
Burimi / https://www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.