Mirëqenie

March 13, 2020 | 8:18

Mënyrat më të mira dhe më efektive për të mbajtur larg stresin

Meditimi i avancuar mund të shfrytëzohet si një formë terapeutike. Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se ky lloj meditimi është mjaft efikas për trurin dhe funksionet e tij, pasi lehtëson komunikimin mes zonave të ndryshme që shërbejnë si rregullatorë të gjendjeve emocionale.

Studimi ka marrë në shqyrtim dy grupe vullnetarësh, njëri prej të cilëve duhet të praktikonte meditimin e avancuar, ndërsa grupi tjetër jo. Vullnetarët i janë nënshtruar testeve për të matur nivelin e stresit, ankthit dhe rezonancës magnetike funksionale, në nisje dhe përfundim të eksperimentit.

Rezulton se grupi që ndiqte edhe praktimin e meditimit të avancuar ka shfaqur në përfundim ndryshime në aktivitetin e tyre cerebral dhe rënie të theksuar të nivelit të stresit. Meditimi i avancuar është një disiplinë që konsiston në meditim, duke përsëritur në mënyrë obsesive një tingull apo fjalë, ndryshe e thënë një mantra, derisa të arrihet në gjendjen e ashtuquajtur të jashtëzakonshme, pra, në mungesë totale mendimesh, për të arritur një ekuilibër mendje-trup.

Rreth 350 studime janë kryer deri më sot mbi këtë praktikë dhe benefitet që mund të ketë realisht mbi njeriun. Në studimin e fundit, benefiti mbi trurin dhe ekuilibrin emocional ka qenë i matshëm nëpërmjet rezonancës magnetike.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top