Fibra
Drithërat janë një mënyrë e shëndetshme për të filluar ditën tuaj. Ata kanë fibra të tretshëm, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit “të keq” LDL. Produkte të tjera të mira janë fasulet dhe drithërat si elbi.
Sterole dhe stanole
Këto vlera ushqyese gjenden në disa fruta, perime, arra dhe fara. Ata bllokojnë trupin tuaj nga absorbimi i kolesterolit. Bajame, kikirikë, vaj ulliri dhe lakër brukseli janë zgjedhje të mira. Gjithashtu shikoni për ushqimet që kanë sterole dhe stanore të shtuar, si margarinë, lëng portokalli, dhe kos.
Hudhra
Ndërkohë që ushqeheni, ju gjithashtu duhet të mbroni zemrën tuaj. Për vite me radhë njerëzit kanë përdorur hudhrën si ilaç, studimet tregojnë se përmes saj rregulloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.
Vitamin D
Ajo ndikon në mbajtjen e zemrës të shëndetshme, por pak ushqime e kanë atë. Salmoni dhe peshku ton janë disa prej tyre. Ju gjithashtu mund ta gjeni në qumështin e “fortifikuar” dhe lëngun e portokallit që ka vitaminë D të shtuar.
Omega-3
Ato ndihmojnë në mbajtjen e arterieve të pastra, rregullon presionin e gjakut dhe mban nën kontroll trigliceridet, të cilat janë yndyrna në gjak dhe që rrisin rrezikun e zemrës. Një mënyrë e shkëlqyer për të marrë këtë lëndë ushqyese është të hani peshk yndyror si salmoni ose skumbri dy herë në javë. Nëse keni nevojë për më shumë omega-3, provoni pilulat e vajit të peshkut.
Çaj jeshil
Pini çaj jeshil, nëse doni të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve. Hulumtimet tregojnë se kimikatet të cilat quhen catechins ulin kolesterolin.
Lycopene
Ju do ta merrni këtë substancë nëpërmjet domateve, qoftë të freskëta ose të gatuar në një salcë. Studimet tregojnë se përmes tyre ulet rreziku për sëmundje të zemrës.
Pektin
Frutat e tilla si mollët dhe luleshtrydhet kanë këtë lloj fibre të tretshme, që ndihmon në uljen e kolesterolit LDL.
Sojë
Rregulloni dietën tuaj dhe shtoni ushqime që bëjnë pjesë në familjen e bizeles. Këtë gjë mund ta përfitoni edhe nga qumështi soje. Kjo e ndihmon zemrën nëse e konsumoni në vend të mishit që ka shumë yndyrë.
Shegë
Ky frut është një antioksidant i fuqishëm që mban arteriet e pastra dhe mbron zemrën.
Folate (acid folik)
Hani ushqime me këtë lëndë ushqyese do të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Provoni zarzavate me gjethe të errëta si spinaq ose hani thjerrëzat, fasulet e lima dhe asparagu.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.