Këshilla & Arsye

February 16, 2018 | 14:29

Si të parandalojmë ftohjen e fëmijëve në pranverë?

Stina e pranverës është duke ardhur. Kjo është stina që nuk di si ti veshësh të vegjlit. Shumë trashë apo pak hollë. Zakonisht pranvera është kapriçoze. Ka mëngjese të ftohta dhe më pas del pak diell që të ftoh më shumë se sa të ngroh. Por pranvera gjithashtu karakterizohet nga disa sëmundje për fëmijët, siç janë ftohja dhe ethet.

Ja disa nga masat që duhet të marrin prindërit për parandalimin e këtyre çrregullimeve. Këto janë sjellje të thjeshta që ju ndihmojnë t’i mbani të vegjlit të shëndetshëm në këtë sezon.

Çfarë të bëj nëse fëmija sëmuret në pranvere?

Shumë aktivitet fizik

Është mirë të dini se aktiviteti fizik është i shëndetshëm për të gjithë fëmijët, por sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Gjithashtu aktiviteti fizik është një formë e mirë e parandalimit të obezitetit sepse kontribuon në rritjen e energjisë dhe për zvogëlimin e masës yndyrore.

Si duhet t’i veshim fëmijët në pranverë?

Kujdes ndaj veshjeve

Gjatë ditëve të ngrohta të pranverës, duhet të zgjidhni me kujdes veshjet e fëmijëve. Nuk duhet të jenë shumë të trasha. Mos harroni t’i hiqni xhupat kur luajnë në mënyrë që të mos djersitin dhe të ftohen. Është mirë që të pinë sa më shumë ujë.

Çfarë duhet të hajë një fëmijë në stinën e pranverës?

Ndrysho dietën

Në pranverë ju duhet të ndryshoni dietën e fëmijëve, të cilat duhet të bëhen të lehta dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Zvogëloni konsumin e mishit dhe të salsiçeve. Me ardhjen e temperaturave të ngrohta duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje zarzavateve dhe perimeve. Të jenë sa më të freskëta dhe të konsumohen çdo ditë.

Çfarë duhet të kemi kujdes nga dielli i stinës së pranverës?

Si të mbrohemi nga dielli?
Ekspozimi ndaj diellit rekomandohet gjithmonë për shkak të marrjes së vitaminës D.  Gjithmonë aplikoni një krem mbrojtës dhe mbani në kokë një kapelë.

A mund të përdorim antibiotikë tek fëmijët?

Ndryshimet e temperaturave bëjnë që fëmijët të sëmuren. E mira do ishte të shmangej përdorimi i antibiotikëve, dhe të përdorni ilaçe sa më natyrale.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top