Mirëqenie

October 26, 2020 | 13:12

Mënyrat më të mira për të kaluar një periudhë stresuese

Jemi në një situatë ku deri diku duket e vështirë të jemi të qetë dhe të bëjmë jetë normale edhe pse kjo është shumë e rëndësishme. Diçka e mirë në këtë rast është se ka shumë mënyra për të menaxhuar gjendjen tuaj shpirtërore gjatë këtyre kohërave.

Për shembull, ju mund të filloni duke konsumuar ushqime që ju pëlqejnë. Tani ndoshta ju duhet një biskotë me gjalpë, ose një puding me xhenxhefil që mund t’ju qetësojë dhe t’ju bëjë të ndiheni më mirë gjatë kësaj periudhe.

Hulumtimet tregojnë se edhe momentet gatimit mund t’ju bëjnë të ndjeheni më të qetë.

Profesionistët e shëndetit mendor këshillojnw që të sistemosh rrobat në dollap, duke i mbajtur ato më të rregullta.

-Niseni ditën duke gatuar një mëngjes të bollshëm për veten dhe familjen tuaj.

– Mblidhni disa miq dhe veshjet që ju duhen dhe nisuni për një kamp në mal, duke harruar zhurmën e qytetit dhe stresin që ka shkaktuar kjo kohë për të gjithë.

-Stërvituni në shtëpi. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni ëahtë të stërviteni në shtëpi dhe kjo do ju japë një trup dhr një mendje më të fortë.

-Siç e përcaktuam dhe më sipër ushqehuni në mënyrën e duhur.

Një vakt ushqyes nuk mund të zëvendësojë stërvitjen, por munnd të përmirësojë edhe humorin tuaj. Nëse ndiheni të shqetësuar ose në depresion, ushqimet e pasura me acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në ekulibrimin e hormoneve dhe në një gjum më të mirë.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top