Këshilla & Arsye

June 3, 2019 | 8:12

Mënyrat më të thjeshta dhe mjaft efektive, për të pasur një bark të sheshtë

Dhjami dhe barku i fryrë është ai që bezdis më shumë gratë e burrat, sepse është shumë jo estetik. Megjithatë, ka disa mënyra për të shpëtuar prej tij.

Si fillim duhet të hiqni dorë nga kripa. OBSH rekomandon të merren vetëm 5 gramë në ditë, e cila dihet që e mban ujin në organizëm nëse përdoret më tepër.

Mos hani çamçakëz sepse ky zakon shkakton fryrje të barkut dhe kaloni më shumë ajër sesa kur përtypeni zakonisht.

Kontrolloni situatën hormonale: fryrja e barkut është një pasojë e ndryshimeve hormonale, të ushqyerit shëndetshëm dhe ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë për të rikthyer ekuilibrin.

Mos e “rëndo dorën“ me zarzavatet, si lulelakra, brokoli apo lakrat, sepse shkaktojnë gazra. Duhet të flini mirë dhe mjaftueshëm, sikur dhe një gjysmë ore gjumë të humbni, rrezikoni shëndoshjen dhe dhjami me shumë mundësi do të përfundojë tek zona e barkut.

Pini sa më shumë ujë, sepse ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e ujit të tepërt në organizëm.

Përmirësoni qëndrimin, mbaje trupin drejt, sepse kur lëshohet, dhjami akumulohet më lehtë në bark.

Vishni të brendshme që ju mbledhin barkun, sepse ndihmojnë dhe në rimodelim.

 

 

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top